Dita e Dëshmorëve, homazhe në memorialin Nënë Shqipëri (FOTO)
Tiranë- Ashtu si çdo 5 Maj, në Ditën e Dëshmorëve sot janë përkujtuar të rënët e luftës antrifashiste.
Personalitet e jetës politike të vendit kanë kryer homazhet dhe ceremonitë e rastit në në “Varrezat e Dëshmorëve”, duke vendosur kurora me lule në memorialin Nënë Shqipëri.
Edhe këtë vit, mazhoranca dhe opozita nderuan Dëshmorët që ranë për Atdheun në ceremoni të ndara nga njëra-tjetra.
Kështu, rreth orës 10:00 mbërritën pranë Varrezave të Dëshmorëve kreu i shtetit Bujar Nishani, shefi i qeverisë Sali Berisha, kreu i Bashkisë Lulzim Basha, kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli, prefekti i Tiranës, dhe personalitete të tjerë të djathtë.
Ata u përkulën me nderim dhe vendosën kurora me lule në varret e të rënëve në luftën për lirinë e Atdheut.
Pas ceremonisë, kryeministri Berisha tha: ” Çdo shqiptar përulet me nderimin më të madh, para sakrificës së tyre sublime që bënë të mundur që Shqipëria sot të jetë anëtare e alencësm me të fuqishme të lirisë së kohërave. Bën të jetë që Shqipëria të ecë e sigurt në rrugën e integrimit evropian. Për të ndërtuar një të sotme dhe të ardhme që meritojmë”.
Ndërkohë që rreth orës 11:00 është parashikuar edehe mbërritja e opozitës në memorialin Nëna Shqipëri për të kryer ceremonitë e rastit.