E Diel, 1 Nëntor 2026

Çelet sezoni turistik, qindra pjesëmarrës në festë shijojnë "Birra Korça"

POGRADEC - Çelet sezoni turistik në Pogradec, i cili është një ndër qytetet me potencial mjaft të rëndësishëm në turizmin shqiptar. Festimet kanë nisur dje në orën 10:00 me pritjen zyrtare në ambientet e bashkisë së këtij qyteti, për të vijuar më pas buzë liqenit në shëtitoren "1 Maji", ku përveç aktiviteteve tradicionale, këtë vit janë promovuar edhe sportet e ujit. Pjesë e atmosferës së festës është bërë edhe birra e parë shqiptare, "Birra Korça".

Që në fillim të festës, qindra pjesëmarrës janë dyndur në stendën e "Birra Korça", duke marrë krikot me birrë dhe duke u freskuar në këto ditë të nxehta të majit. Festa në fjalë, e konsideruar si një nga më të veçantat e organizuara në këtë qytet ka vijuar deri në orët e vona të mbrëmjes. Qytetarë të moshave të ndryshme kanë ndjekur nga afër fluturimet akrobatike mbi liqen, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve më të mirë në botë, ndërsa mes freskisë së liqenit kanë shijuar "Birrën Korça".

"Është një ditë e gëzueshme kjo e sotmja. Gjithçka duket e kuruar mirë nga organizatorët për sa i përket festës, ndërsa të krijohet mundësia që të shijosh dhe 'Birrën Korça', e cila besoj se është në preferencën e gjithë shqiptarëve, jo vetëm në timen. Aktualisht kam konsumuar gotën e katërt, është një birrë me cilësi të shkëlqyer dhe mund të konsumosh pa fund. Përfundimisht është e mrekullueshme", tha Arben Gjoni, pjesëmarrës në festë. "Birra Korça", e cila daton në vitin 1928, sa origjinale dhe e veçantë ka ditur edhe këtë herë të korrë suksesin e radhës. Ajo është "derdhur lumë", duke bërë për vete pjesëmarrësit në festë.

Ndërkaq, kryebashkiaku Artan Shkëmbi tha se Pogradeci me rrethinat e tij përgjatë bregut të Liqenit të Ohrit, është kthyer në një destinacion të madh turistik për pushues vendas dhe të huaj. "Pogradeci ka arritur të dyfishojë numrin e turistëve falë infrastrukturës dhe pastërtisë. Jemi të lumtur që këtë vit, krahas kuzhinës tradicionale, klimës së freskët dhe peizazhit mahnitës që ka Pogradeci, do të ofrojmë për pushuesit nga vendi apo edhe të huaj sportet e ujit", tha Shkëmbi. I pranishëm në festë ka qenë edhe kryebashkiaku i ri i Strugës, Zeadin Sela, i është shprehur optimist për linjën ujore Pogradec-Ohër-Strugë, që prej vitesh vijon të jetë peng i burokracive.

(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›