Interkonjeksioni, KFW transparente, ska konflikt me qeverinë
Gjirokastër- Ambasdadorja gjermane në Tiranë Carola Mueller Holtkemper, gjatë një vizite në qytetin e Gjirokastrës ka folur mbi përmbushjen e 12 kritereve për statusin e vendit kandidat. Në takimin e zhvilluar me pushtetarët vendorë diplomatja gjermane kërkoi më shumë vëmendje ndaj trashëgimisë kulturore dhe çështjeve të turizmit.
Përsa i përket tenderit për projektin ndërkufitar të linjës së internjeksionit me Kosovën, ambasadorja e Gjermanisë tha se nuk ka asnjë konflikt me qeverinë shqiptare . Zonja Holtkemper shprehu sigurinë se qeveria gjermane dhe banka gjermane KFW po punojnë korrektësisht dhe me transparencë. Ajo vlerësoi se konkluzionet finale nuk do të mund të kënaqin të gjitha palët.
Përsa i përket statusit të Shqipërisë si vend kandidat në BE përfaqësuesja gjermane thotë se ka ende kritere kritike që duhen zbatuar si zbatimi i ligjit, lufta kundër korrupsionit, krimi i organizuar si dhe afatet që duhen respektuar. Pavarsisht problemeve dhe skepticizmit zonja Holtkemper e sheh me optimizëm rrugën e Shqipërisë drejt BE. Unë jam shumë realiste dhe unë analizoj në mënyrë kritike të gjitha situatat por preferoj të jem më shumë optimiste sesa pesimiste Ende duhen bërë përpjekje dhe kjo çëshje ende mbetet e hapur – tha ambasadorja.
Përsa i përket temës së ditës, zgjedhja e Presidentit, Holtkemper shprehet se Presidenti do të përfaqësojë bashkimin e njerëzve. Shqipëria ka një Kushtetutë dhe kjo Kushtetutë shikon si preferencial një autoritet që do të zgjidhej nga një mazhorancë e gjerë.Ky do të ishte rasti ideal,kështu bazuar në Kushtetutën tuaj Presidenti do të duhej të përfaqësonte bashkimin e njerëzve,- tha ajo.