Sot Dita e Europës, vrap dhe çiklizëm në kryeqytet
TIRANË- Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha është bërë sot pjesë e maratonës së zhvilluar në Ditën e Europës me moton “Vrapo drejt Europës”. Basha i është bashkuar së bashku me ambasadorin e Komisionit Europian Ettore Sequi, garës me biçikleta.
Ministrja e Integrimit Bregu dhe Nënkryetarja e Bashkisë Tabaku u bënë pjesë e garës së vrapimit. Në mesazhin e tij në këtë ditë, Basha theksoi vendosmërinë dhe angazhimin, për të ndërtuar Tiranën europiane.
“Çfarë mund të themi në këtë ditë që hap siparin e muajit të Europës, përveçse jemi krenarë dhe të privilegjuar që ndodhemi sot këtu së bashku, me kaq shumë energji, me kaq shumë optimizëm, duke përfaqësuar denjësisht zemrën e Tiranës, zemrën e kryeqendrës së shqiptarëve!? Rruga jonë nuk ka qenë e lehtë, madje shpesh me pengesa, por ne jemi të vendosur për të vrapuar, ashtu siç ju bëtë sot, për të kaluar çdo pengesë dhe për të ndërtuar këtu në Tiranë, atë që kemi ëndërruar e dëshiruar 22 vjet më parë nëpër rrugët dhe sheshet e këtij qyteti. Kjo dëshirë, ky shpirt dhe energjia juaj e shton optimizmin tim, se në një kohë të shkurtër do të vendosim standartet europiane në Tiranë, do të ndërtojmë Tiranën europiane, Tiranën e shekullit të 21-të” - tha Basha.
Kryetari i Bashkisë tha se energjia e këtyre të rinjve përfaqëson energjinë shqiptare, për të vrapuar drejt destinacionit final, anëtarësimit në BE.
“Ky shpirt i shpresës dhe optimizmit që ju demostroni këtu, është inkurajimi dhe mesazhi më i madh për të gjithë ata që janë skeptikë, për punën dhe të ardhmen tonë. Ne sot vrapojmë të lirë në gjithë hapësirën “shengen”, ne sot vrapojmë me shpirtin e shpresës drejt Europës, pasi ky është finishi ynë, ky ka qenë dhe është destinacioni ynë dhe që sot është më pranë se kurrë dhe ne jemi të vendosur për të vrapuar pa u lodhur, drejt stacionit të fundit” – u shpreh Basha.
(er.nu/BalkanWeb)