Dita e Europës, në moton “ Vrapo drejt Europës”

Në maratonën "Vrapo drejt Europës”, kryebashkiaku i Tiranës Lulzim Basha ka mbërritur në destinacion përpara ambasadorit të BE-së Ettore Sequi.
Ndërsa janë shkëmbyer batuta mes pjesëmarrësve në këtë garë, kreu i Bashkisë, Lulzim Basha tha se vendi ynë është i vendosur për të vrapuar pa u lodhur, drejt destinacionit final, anëtarësimit në BE.
Pjesë e kësaj gare u bë edhe ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu dhe nënkryetarja e Bashkisë, Jorida Tabaku.
Në garën me biçikleta që u zhvillua për ditën e Europës morën pjesë me dhjetëra të rinj kryeqytetas, ku në fund të garës u shpërndanë edhe çmime për fituesit.
" Jam shumë i lumtur, që ju morët pjesë në këtë aktivitet, pasi Europa nuk është thjesht "dokument" dhe gjëra që duhen arritur, por është edhe ky shpirt, fryma për Europën ka të bëjë më të jetuarit në mënyrë të shëndetshme, mjedisin, me këtë entuziazëm që ju keni treguar të gjithë këtu sot. Dëshiroj të falenderoj z.Basha, Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, pasi përsa i përket garës së çiklizmit, ai e filloi shumë shpejt, ishte më mirë se unë dhe më pas e mori më me ngadalësi që edhe unë të mund ta arrija" tha Sequi.