E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fyle: Zgjerimi, pjesë e zgjidhjes së krizës

Në Ditën e Europës, Komisioneri për zgjerim në Bashkimin Europian Stefan Fyle tha se procesi i zgjerimit duhet të vazhdojë sepse zgjerimi, sipas tij, është pjesë e zgjidhjes së krizës së tanishme në Evropë.
 

“Ne jemi të vendosur për të ruajtur përparimin në procesin e zgjerimit, pavarësisht nga sfidat, me të cilat përballet Evropa”, ka cituar Fyle.
 

Ai ka thënë se sfidat kanë të bëjnë më shumë me globalizimin sesa me zgjerimin. “Zgjerimi nuk është shkaku, ai është pjesë e zgjidhjes”, ka thënë Fyle.
 

Fyle ka thënë se Kroacia së shpejti do t`i bashkohet BE-së, Serbisë i është dhënë statusi i kandidatit dhe negociatat me Malin e Zi duhet të fillojnë muajin e ardhshëm. “Vendet e tjera gjithashtu po shkojnë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian”, ka shtuar Fyle.
 

Pavarësisht vështirësive të fundit, sipas Fyles, Evropa vazhdon të jetë “një burim frymëzimi, me vlerat e saj, me standardet e saj të jetesës dhe në rastin e zgjerimit, me fuqinë e saj transformuese”.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›