E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dita e Evropës, Lohan: Në Shqipëri duhet dialog politik

TIRANE-Kreu i Delegacionit të Komisionit Evropian, Helmut Lohan deklaroi para pak castesh sot në mesditë në Tirane ne një takim me rastin e Ditës së Evropës se "Shqipërisë në rrugën e integrimit i nevojitete dialogu politik".
Deklarata u bë në pritjen që Lohan organizoi me këtë rast ku të ftuar ishin Presidenti Bamir Topi, Kreyeministri Sali Berisha dhe Kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli.
“Për sa i përket Shqipërisë, më vijnë ndërmend arritjet konkrete që duhet të bëjë Shqipëria drejt BE-së. Kujtoj teorine e Robert Schuman qe flet për eleminimin e konfliktit midis armiqve të vjetër si kusht për të zgjidhur edhe problemet e tanishme”.

Lohan theksoi se nuk është rastësi se BE thekson rëndësinë e dialogut politik e konstruktiv midis aktorëve dhe partive më të mëdha në vend. “BE edhe në të kaluarën por edhe tani ka plot shembuj se si ka ndihmuar dialogu për zgjidhjen e problemeve dhe zgjidhjen e krizave. Qoftë urtësia e Robert Schumanit ajo që do të udhëheqë BE-në dhe Shqipërinë në të ardhmen”, u shpreh Lohan.

Mesazhin i Lohan vjen ne nje moment kur palet politike ne Shqiperi nuk po gjejne gjuhen e perbashket per transparencen e zgjedhjeve te Qershorit 2009. Me synim transparencen, PS po organizon protesta dhe greve urie disa ditore, kurse qeveria shprehet se ne vend nuk ka asnje krize.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›