Miki Rurk: “Nuk e tradhtoj të dashurën”
Aktori Miki Rurk thotë se asnjëherë nuk e ka tradhtuar të dashurën e tij të fundit, Anastasia Makarenko, pasi nuk do të mund të jetonte me një ndjenjë faji. Aktori 57-vjeçar ka deklaruar se ka qenë besnik ndaj partneres së tij dhe premton se do të jetë i tillë, duke qenë se nuk do të mund ta përballonte presionin po të bënte diçka ‘të keqe’. “Nuk e kam tradhtuar. Nuk kam qenë i këtillë në 23 vitet e fundit dhe kjo është diçka e re për mua. E pranoj që nuk e kam aspak të lehtë. Të qenit i sinqertë në lidhje është diçka e re për mua”, ka thënë aktori për revistën britanike “OK!”.
12 Maj 2010