E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edi Mërfi pranë pajtimit me nënën e vajzës, Mel B



Pas një beteje të gjatë dhe fjalësh ofenduese, ish-çifti Edi Mërfi dhe Mel B duket se kanë vendosur të rindërtojnë miqësinë e tyre. Afrimi erdhi pas një mbrëmjeje të organizuar nga Nikol Miçel, ku të dy ishin të ftuar nderi. Këngëtarja dhe aktori kanë një vajzë trevjeçare së bashku nga lidhja e tyre e mëhershme, ndërsa ky ishte hapi i parë që Mërfi të jetë pjesë e jetës së saj. E gjithë mbrëmja është organizuar nga ish-gruaja e Mërfit, Nikol Miçel, me të cilën aktori ka gjashtë fëmijë të tjerë, dhe ajo dëshiron që fëmijët e saj të njihen me motrën e tyre. Më herët, Edi morfi refuzonte të njihte atësinë e vajzës, ndërsa Mel herë pas here në media deklaronte se ai ishte një njeri i pashpirt që nuk mendonte për veprimet e tij.

12 Maj 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›