E Diel, 1 Nëntor 2026

Dita e Fëmijëve të Humbur, apel për më shumë ndërgjegjësim

TIRANE- Zhdukja e fëmijëve vazhdon akoma të mbetet plagë e hapur për shoqërinë shqiptare. Në "Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve të Humbur", qytetarët apelojnë për më shumë vëmendje nga shteti dhe më shumë përgjegjësi sociale.

Në këtë kuadër linja për “Fëmijët e Humbur” në Shqipëri, ka protestuar para Kryeministrisë për të kërkuar më shumë vëmendje për këtë fenomen. Sipas kësaj linje, vetëm 4 vitet e fundit rezultojnë të jenë zhdukur 11 fëmijë, për 5 prej të cilëve vazhdon të mbetet ende mister zhdukja e tyre.

Në "Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve të Humbur", institucioni “Alo në 116” ka kërkuar më shumë përgjegjësi për gjetjen e këtyre fëmijëve, trajtimin më emergjence të çdo denoncimi dhe krijimin e një regjistri kombëtarë për abuzuesit e fëmijëve.

Redaksia Online
(g.h/e.s/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›