E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krasniqi-Rama: Sistemi i unifikuar arsimor është vonuar gjatë

Kryetari i PS-së Edi Rama në vazhdën e turit të takimeve të tij në Kosovë është takuar dhe me kryetarin e Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi.

Gjatë takimit të tyre kryesocialisti Rama dhe kryeparlamentari Krasniqi kanë ndarë bindjen për një vonesë të unifikimit arsimor mes dy shteteve si dhe kanë shkëmbyer librat mes tyre. Rreth këtij takimi Rama sqaroi dhe në rrjetin social Twitter ku shkruan:
 

“Këmbyem librat me kryetarin e Kuvendit Jakup Krasniqi dhe ndamë bindjen se sistemi i unifikuar arsimor mes dy vendeve është vonuar gjatë”-shprehet Rama.
 

Më herët ai pati disa takime me krerët e politikë të Kosovës sic ishte ai me Presidenten e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga si dhe me kryetarin e lëvizjes VV Albin Kurti.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›