E Diel, 1 Nëntor 2026

Industria e midhjeve ne Luziana vazhdon te perballet me veshtiresi

Kane kaluar gati dy vjet nga aksidenti qe ndryshoi jeten e vellezerve Collins. Nick dhe vellai i tij Paul jane brezi i katert i kultivuesve te midhjeve. Ata thone

Ne 90 per qind te siperfaqes se prekur nga rrjedhja e naftes kemi pare vetem guacka te ngordhura.

Ashtu si djali i tij 12-vjecar Nick ka punuar ne biznesin e familjes qe ne moshe te re. Ai nuk eshte i sigurt nese mund ta siguroje djalin i tij se ai do te kete te njejten siguri pune sic veproi babai i tij .Ai thote

Babai im donte qe une te vazhdoja studimet e larta por une nuk shkova ne universitet i thashe ku te shkoj Une do te merrem me kultivimin e midhjeve. Kjo eshte tradita e familjes sone.

Menjehere pas fatkeqesise u krijua nje fond  prej 20 miliarde dollaresh per te kompensuar ata qe u demtuan nga fatkeqesia. Kompania Collins Oyster mori 44 mije dollare nga ky fond. Nick mori 14 mije dollare por ai thote se kjo nuk mjafton. Nick Collins thote

BP duhet te pranoje pergjegjesine dhe te thote Ne mbytem industrine e midhjeve ne Luiziana. Kjo eshte e vertete. Luiziana prodhonte 80 per qind te midhjeve ne Shtetet e Bashkuara. Tani ne nuk kemi kete prodhim.

Juristi nga Uashingtoni Kenneth Feinberg u caktua nga kompania BP dhe administrata e presidentit Obama per te zbatuar dhe administruar fondin. Nick dhe shume te tjere ne zone e kane kritikuar shperndarjen e fondeve por zoti Feinberg thote se kritikat jane pjese e procesit. Ai thote

Duhet ta kuptoni se njerezit kane vuajtur tmerresisht.  Ka pasur vdekje plagosje humbje financiarisht. Duhet ti degjojme shqetesimet dhe kerkesat e tyre me kujdes dhe te perpiqemi ti kuptojme ata por ne fund puna duhet te behet ne menyre profesionale. Kjo eshte kerkuar dhe tani kjo duhet bere.

Para rrjedhjes se naftes kompania Collins Oyster prodhonte mesatarisht 60-80 thase me midhje ne dite baraz me 2700-3600 kilogram midhje. Vitin e kaluar gjerat u perkeqesuan dhe perkohesisht kompania u detyrua te mbyllej.

Kompania ku vellezerit Collins shisnin midhjet per dekada nuk i blinte me midhjet e tyre.

Al Surseri i cili se bashku me vellain e tij drejton kompanine P amp J Oyster Processors and Distributors thote se ai tani ka vetem dy punetore me orar te reduktuar.  Ai thote se gjeja me e veshtire ishte pushimi nga puna i njerezve me te cilet ishte rritur

Ata nuk ishin thjeshte punetore ata ishin anetare te familjes. Ne njihnim familjet dhe femijet e njeri tjetrit. Kjo ishte nje nga gjerat me te veshtira per mua ne aspektin emocional.

BP kohet e fundit beri nje deklarate duke thene se tani ka arritur nje zgjidhje per kompensimin e viktimave te rrjedhjes se naftes. Por Nick thote se ai nuk ka marre asgje. Derisa te marre kompensimin ai ka ne plan te permbush nevojat e familjes dhe te mbaje gjalle shpresat  per vete dhe brezat e ardhshem.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›