E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Luftë papunësisë femërore, do rrisim numrin e grave në politikë

Rama-ne-Shkoder-300x200Shkodër- Gjatë prezantimit të programit për Rilindjen në qytetin e Shkodrës, kryesocialisti Rama ka theksuar se PS-ja është e angazhuar të rrisë numrin e grave dhe vajzave në jetën publike.

Ne duam të shtojmë numrin e grave e vajzave në pqërfaqësim e administratës publike, të nxisim gratë e vajzat në siparmarrje dhe të ndëtojmë një politikë të posacme për të luftuar papunësinë femërore, e cila është një plagë e madhe, njësoj si papunësia e të rinjve. Kjo është një nga objektivat themelorë pr një mirëqeverisje pas 23 qershorit,- tha Rama.

Rama ironizoi ministren e Integrimit, zonjën Majlinda Bregu kur tha se PS-ja do të shtojë numrin e grave që marrin pjesë në qeverisjen e vendit “se duke lënë një grua me gjithë ata burra sillet dhe ajo si burrë se influencohet edhe ajo nga sjelllja e burrave, e kemi fjalën për ministren e Integrimit,- tha kryesocialisti.

Rama gjithashtu premtoi për ta zbatuar në çdo bashki e komunë, 50 % e pjesëmarrëseve gra në to pasi sipas tij, aq më mirë funksionon trupa e përfaqësimit.

“Në marrjen në punë të mos ketë diskriminim, ne duhet të preferojmë gruan e vajzën se për burrat e djalin ka shumë oportunitete të tjera, se në këtë shoqëri që jemi ska shumë hapërisë për gratë e vajzat në sipërmarrje,- theksoi Rama.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›