Ka apo s'ka gjashtepikesh?
Zijadin Gashi
Qeveria e Kosoves e kundershton kategorikisht mundesine e zbatimit te planit gjashtepikesh. UNMIK-u ka bere te ditur se disa pjese te ketij plani po zbatohen ne praktike ne Kosove. Opozita thote se plani i Sekretarit te Pergjithshem te OKB-se, Ban Ki Moon, po implementohet nga misionet nderkombetare civile dhe Qeveria e Kosoves. Por, nje mundesi te tille e hedh poshte kryeministri Hashim Thaci. Ai thote se gjashte pikat e OKB-se nuk ndodhen as ne agjenden e institucioneve vendore dhe as ne agjendat e politikes nderkombetare per Kosoven. "Plani gjashtepikesh ne Kosove nuk ekziston dhe as qe do te ekzistoje ndonjehere. Ne tavolinen apo ne prioritetet e institucioneve te Republikes se Kosoves nuk eshte permendur nga askush; perkundrazi, eshte konkludim edhe i vete autoriteteve te UNMIK-ut qe nuk ekziston ne angazhimet tona. Prandaj, ju kisha ftuar edhe nje here, sic ju pata ftuar me pare, qe mos u merrni me gjera te kota", tha Thaci.
Shefi i UNMIK-ut, Lamberto Zannier, ka deklaruar dje se "i ashtuquajturi plan 6-pikesh ka ekzistuar deri ne nentor te vitit 2008". Por, megjithese ishte refuzuar, ky plan, sipas tij, ne pika te caktuara po zbatohet nga autoritetet e Kosoves.
I ketij mendimi eshte edhe nenkryetari i Lidhjes Demokratike te Dardanise, Adem Salihaj. Deputeti opozitar, Salihaj, thote se sheh elemente qe po zbatohen nga ky plan, pavaresisht se ai ishte refuzuar nga te gjitha institucionet dhe partite politike te Kosoves. "Plani gjashtepikesh ka filluar te zbatohet ne disa aspekte, ne ceshtje te policise, kufirit, doganave, disa aspekte tjera dhe kjo ka qene nje informate publike qe e kane ditur te gjithe. E vetmja ka qene Qeveria e Kosoves, e cila qe nga fillimi eshte munduar te mohoje se po zbatohet ne praktike, duke thene vazhdimisht se ky eshte nje plan i vdekur", deklaroi Salihaj.
Ne anen tjeter, kryeministri Hashim Thaci thote se Kosova ka me shume probleme qe kerkojne zgjidhje dhe nuk behet fjale vetem per gjashte pika. Por, keto probleme, nenvizon Thaci, nuk shtrohen per zgjidhje permes planit gjashtepikesh, te cilin ai e quan inekzistent. "Nuk eshte puna vetem e gjashte ceshtjeve qe duhet te zgjidhen. Ka edhe shume ceshtje tjera qe kerkojne zgjidhje, por ato nuk nderlidhen me ate projekt te refuzuar ne menyre shteterore dhe gjithepopullore nga Kosova. Prandaj, ne vazhdojme me prioritetet tona per te punuar. Ne e cmojme rolin e Organizates se Kombeve te Bashkuara, ndersa gjithcka qe nderlidhet me ato ceshtje, ka qene qysh vitin e kaluar e refuzuar dhe nuk jane ne koken, mendjen e angazhimet tona askund", theksoi Thaci.
Sakaq, deputeti Adem Salihaj thote se zbatues i planit gjashtepikesh ne njefare forme eshte edhe Qeveria e Kosoves. "Kryesisht zbatohet nga strukturat e EULEX-it, por qe jane te kycura edhe strukturat e Qeverise se Kosoves, policia, aspekte te doganave, e tjera. Segmentet e Qeverise nuk jane te perjashtuara nga zbatimi i ketij plani", thekson Adem Salihaj.
Plani gjashtepikesh i Sekretarit te Pergjithshem te OKB-se, Ban Ki Moon, ishte refuzuar nga institucionet e Kosoves qysh ne kohen e propozimit te tij. Por, ai ishte perkrahur nga Beogradi. Qe atehere, institucionet e Kosoves e kundershtojne kategorikisht se po zbatojne kete plan, perderisa opozita dhe, se fundit, edhe UNMIK-u, konsiderojne se elemente te ketij plani po gjejne zbatim ne Kosove.