E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dita e Lirise se Shtypit OSBE Me shume transparence dhe hapje ndaj medias

Me rastin e Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit, e cila shënohet sot, kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Eugen Wollfarth, u bëri thirrje medias shqiptare, autoriteteve shtetërore dhe partive politike të punojnë së bashku për të përmirësuar cilësinë e informacionit që i ofrohet publikut përmes medias.

"Një transparencë dhe hapje më e madhe ndaj medias, nga ana e zyrtarëve shtetërorë dhe partive politike, si dhe standarde më të larta profesionale, nga ana e gazetarëve, janë të domosdoshme në rritjen e cilësisë së informacionit që jep media", tha Wollfarth.

Wollfarth mirëpriti vendimin e Kolegjit Zgjedhor, që u njeh stacioneve televizive të drejtën për të vendosur vetë t’i përdorin apo jo kasetat e gatshme të partive politike.

“Media ka një rol skajshmërisht të rëndësishëm në procesin zgjedhor në vijim, përmes informimit të qytetarëve lidhur me programet e partive politike dhe platformat e kandidatëve", theksoi Wollfarth.

Duke shtuar se "përmes raportimit objektiv dhe të balancuar, media kontribuon në konsolidimin e demokracisë në Shqipëri".
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›