Shpërthimi tek cadra elektorale PS NEWS24: Ishte barut
TIRANE- Shpërthimi pranë çadrës elektorale të PS, në kryqëzimin e bulevardit “Dëshmorët e Kombit” në orët e vona të mbrëmjes së djeshme nuk ka ndodhur nga një bombul gazi, sikundër është dhënë versioni paraprak i policisë.
TV NEWS24 duke iu referuar burimeve konfidenciale informon sot se shkak i shpërthimit ka qenë një sasi baruti e hedhur brenda kazanit të mbeturinave i cili ndodhej fare pranë cadrës elektorale. Gjithsesi pritet përfundimi i aktit të ekspertimit për të dalë me një version zyrtar të ngjarjes.
Nga shpërthimi i cili ndodhi rreth orës 21. 20 minuta mbeti i plagosur Armando Dyrmishi, një kalimtar i cili po kalonte pranë tendës elektorale.
Pas mjekimit ë parë në Spitalin Ushtarak gjëndja shëndetësore e Dyrmishit është jashtë rrezikut për jetën. Një grup hetimor i policisë së Tiranës në bashkëpunim me prokurorinë kanë nisur hetimet për të zbardhur në detaje ngjarjen, ndërkohë që i interesuar ka qenë edhe ambasadori i SHBA-së, Arvizu, i cili shkoi mbrëmë tek cadra elektorale për tu interesuarmë nga afër lidhur me këtë ngjarje.
(s.g/BalkanWeb)