E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dita e Mjedisit, aktivitete vetëm për sensibilizim

Berat - Në Ditën Botërore të Mjedisit ndodhet para një paradoksi të madh. Kjo ditë është festuar me shumë aktivitete të cilat kanë në qendër mbrojtjen e mjedisit për këtë qytet. Janë shpërndarë fletushka se si të mbrojmë mjedisin, janë organizuar koncerte në emër të ruajtjes së mjedisit, janë vendosur stenda e parulla mes qytetit. Krerët e pushtetit lokal dhe vendor u kanë kujtuar të pranishmëve të rastësishëm se si duhet të mbajmë pastër e të ruajmë mjedisin e qytetit.

Shkodër- Në Ditën Botërore të Mjedisit, drejtues të Ministrisë së Mjedisit të vendit tonë dhe të Malit të Zi kanë zhvilluar në Shkodër një konferencë rajonale, ku në qendër të vëmendjes ishin problemet mjedisore në liqenin e Shkodrës. Krijimi i kushteve për shpalljen park kombëtar të liqenit të Shkodrës në pjesën shqiptare të tij, mbajtjen pastër të liqenit dhe ndalimi i gjuetisë së paligjshme kanë qenë temat më të diskutuara në nivel rajonal, si probleme të përbashkëta mjedisore mes Shqipërisë dhe Malit të Zi .

Sarandë - 5 Qershori, i njohur si Dita Botërore e Mjedisit, është shoqëruar me një varg veprimtarish, jo vetëm sensibilizuese të opinionit qytetar sarandjot. Për të qenë më miqësorë me mjedisin, por edhe me aksione konkrete për pastrimin e higjienizimin, që në nisje të saj, dita e djeshme ka dhënë modelin e një sjelljeje qytetare me mjedisin. Një varg institucionesh publike janë bërë misionarë të edukatës qytetare, kundër indiferencës së mjedisit apo ndikimit ndotës mbi të, të paktën për një ditë.

Vlorë - Me rastin e Ditës Botërore të Mjedisit, të rinjtë e PDU-së të mbështetur dhe nga dy deputetët e PDU-së kanë kryer aksionin sensibilizus për pastrimin e zonës së plazhit të vjetër nga mbeturinat. Rreth 60 të rinj të PDU–së, të pajisur me dorashka dhe thasë plastikë, kanë pastruar një pjesë të konsiderueshme të mbeturinave të këtij plazhi, i cili në sezonin veror është i frekuentueshëm jo vetëm nga banorët e Vlorës por dhe nga qytete të tjera.

#

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›