E Diel, 1 Nëntor 2026

Një me natyrën, drejtues të Eagle Mobile pastrojnë Pogradecin në ditën e mjedisit

Më shumë foto, te Galeria

Pogradec, 6 Qershor 2010 NOA - Gjithë stafi drejtues i Eagle Mobile u përfshi në mënyrë vullnetare në fushatën kombëtare të kompanisë Një me Natyrën, të shtunën - në Ditën Ndërkombëtare të Mjedisit. Më se 60 drejtues të niveleve të ndryshme të kompanisë më rinore të telefonisë celulare, pastruan bregun e liqenit të Pogradecit dhe shëtitoren kryesore duke tërhequr edhe vëmendjen e qytetarëve. Disa prej tyre janë përfshirë në aksion dhe kanë shprehur vlerësimin për nisma të tilla ndërgjegjësuese.

Duke drejtuar personalisht këtë aksion, Drejtori i Përgjithshëm i Eagle Mobile z. Ali Taskin tha se një kompani apo korporatë që nuk mendon për problemet e shoqërisë ku operon dhe zgjidhjen e tyre, nuk mund të ketë sukses. Eagle Mobile është mirëpritur nga të gjithë qytetarët në 7 qytete të vendit me fushatën për pastrimin e mjedisit. Le të shpresojmë se të gjithë së bashku do të jemi edhe më shumë një me natyrën tha z. Taskin.

Në përmbyllje drejtuesit e Eagle Mobile u kanë dhuruar punonjësve të pastrimit në Pogradec të gjitha pajisjet e përdorura në këtë nismë, si shkopinjtë e posaçëm, thasët, sterilizuesit etj.

Vlen të theksohet se kompania Eagle Mobile përdori mjete pastruese tërësisht të përshtatshme për mjedisin, duke evituar ato të cilat nuk shpërbëhen për një kohë të gjatë.

Pogradeci ka pika e fundit e një turi të gjatë 5 javor që Eagle Mobile ndërmori me nxënës të shkollave të mesme dhe zyrtarë të mjedisit në Durrës, Vlorë, Lezhë, Kukës, Tiranë dhe Kamzë. Është hera e parë në rang vendi që më se 3000 nxënës janë përfshirë në nismë duke u bërë një shembull për të gjithë qytetarët.

Eagle Mobile e ka shpallur vitin 2010 Viti i Mjedisit dhe krahas kësaj, janë ndërmarrë projekte të ndryshme si mbjellje pemësh në ambientet publike, restaurim parqesh, krijimi i parqe të lojërave për fëmijë dhe fushata sensibilizimi. Projektet e Eagle Mobile lidhur me mjedisin, do të vijojnë në vjeshtë.

r.n/NOA

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›