E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestimet pritet të nisin javën e ardhshme

Antikorrupsion Kryeministri Thaçi: Hetohen 111 raste për korrupsion

Hetimet e EULEX-it kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar pritet të sjellin shumë shpejt rezultatet e para. Burime diplomatike kanë bërë të ditur për “Kohën Ditore” se hetimet e EULEX-it kanë ardhur deri në fazën, që gjatë ditëve të ardhshme pritet të bëhen arrestimet e para, më saktësisht marrja në pyetje e të dyshuarve. Burimet nuk e kanë mohuar mundësinë që të arrestuarit të jenë nga rasti “Limaj”, mirëpo sipas burimeve, përveç në rastin e MTPT-së, hetuesit e EULEX-it janë duke punuar intensivisht edhe në dy nga gjashtë rastet e zyrtarëve të lartë të përfshirë në korrupsion dhe krim të organizuar. 
Sipas burimeve, edhe dy rastet e tjera kanë të bëjnë me ministra në kabinetin e Kryeministrit Hashim Thaçi. Përveç Limajt, edhe një ministër tjetër i dyshuar është nga radhët e PDK-së, ndërkaq i treti ministër, për të cilin hetuesit e EULEX-it janë duke punuar intensivisht, vjen nga LDK-ja.
Burimet diplomatike i kanë thënë “Kohës Ditore” se kjo është faza e parë e luftimit të korrupsionit në nivelin qendror, nga EULEX-i, ndërsa faza e dytë do të jetë në shtator.

Hetohen 111 raste për korrupsion

Kryeministri Hashim Thaçi tha se aktualisht po zhvillohen hetime ndaj 111 zyrtarëve, përfshirë qeverinë aktuale dhe ato paraprake, si raste të dyshuara për korrupsion

. “Ky kapitull është hapur, dhe është mirë që është hapur në kohën e qeverisjes sime. Ne do të jemi pa kompromis dhe nuk do të mbetet asnjë rast pa u hetuar dhe pa përgjigje nga drejtësia”, tha Kryeministri i vendit pas kthimit nga vizita treditore në Finlandë

. Ai tha se institucionet do të bashkëpunojnë me EULEX-in për trajtimin e të gjitha rasteve nga viti 1999 e deri më sot, duke kërkuar që politika të mbetet anash hetimeve

. Kryeministri i Kosovës nuk dha detaje të tjera, por shtoi se beteja me të keqen do të fitohet

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›