Pensionet tani merren dhe në shtëpi
21/03/2012 Vetëm me 50 lekë pensionistët mund të marrin pagesën në shtëpi
Orët e gjata të pritjes në postë, procedura e shmangies
Për të shmangur kaosin apo radhët e gjata në sportelet e postës pensionistët mund të regjistrohen në shërbimin e marrjes së pensionit pranë banesave të tyre. Me qëllim krijimin e lehtësirave për pagesën e pensioneve Posta Shqiptare prej disa kohësh po ofron shërbimin e shpërndarjes së pensioneve në banesat e përfituesve kundrejt një tarife të caktuar. Mjaftojnë vetëm 50 lekë për të siguruar të drejtën e marrjes së pensionit çdo muaj pranë banesës, duke shmangur kështu orët e gjata të pritjes pranë sporteleve të Postës. Për t’u përfshirë në këtë skemë fillimisht duhet bërë regjistrimi pranë zyrave përkatëse të Postës, duke plotësuar dokumentet me të dhënat e kërkuara. Ekspertët e postës bëjnë me dije se për të mundësuar këtë shërbim mjafton që pensionisti të paraqitet pranë zyrave postare për të plotësuar formularin përkatës të kërkesës, në të cilin autorizohet Posta për të dërguar çdo muaj pensionin pranë banesës së tij. Në përmbajte të këtij formulari pensionisti duhet të plotësojë në mënyrë të saktë dhe të kujdesshme të gjitha të dhënat individuale sa i takon përfitimit me të cilin trajtohet nga skema e pensioneve, si dhe adresën e saktë të vendbanimit ku do t’i dërgohet pensioni së bashku me numrin e kontaktit. Pas verifikimit të kërkesës përkatëse zyrat e Postës lajmërojnë pensionistin për datën kur do të shpërndahet pensioni. Në këto kushte, përfituesit nuk do të jenë më të detyruar të marrin rrugën drejt zyrave të Postës apo të qëndrojnë me orë të tëra në radhë deri në marrjen e pagesës mujore që u takon. Është Posta ajo që në bashkëpunim me drejtorin rajonale të Sigurimeve Shoqërore zhvillon të gjitha procedurat e mëtejshme pas plotësimit të kërkesës nga pensionisti. Gjatë viteve të fundit numri i pensionistëve që janë bërë pjesë e skemës për marrjen e pensionit në ambientet e shtëpisë ka ardhur në rritje të vazhdueshme jo vetëm në qytetet e vogla, por dhe në ato më të mëdhatë. Sipas të dhënave të bëra publike nga zyrtarët e Postës Shqiptare, lidhur me këtë shërbim konfirmohet se që ditët e para rreth 156 mijë pensionistë në të gjithë vendin, ose 30 për qind e pensionistëve janë bërë pjesë e këtij shërbimi, për të cilin mjafton derdhja e një 50-lekëshi për të marrë çdo muaj pensionin në shtëpi. Dy ditë më parë zyrtarët e postës kanë zbardhur skemën e re se si do të ndahen pensionet duke filluar nga data 1 prill. Pensionistët tashmë do të paraqiten në sportelet e Postës sipas një grafiku të detajuar me orë dhe datë të përcaktuar për tërheqjen e pensionit për çdo pensionist.
Zbardhja e grafikut të
ri të ndarjes së pensioneve
Duke nisur nga data 1 prill pensionistët duhet t’u drejtohen sporteleve të Postës Shqiptare për të mësuar datën e orën se kur do të paraqiten çdo muaj për të marrë pensionin. Sipas burimeve zyrtare të Postës, bëhet me dije se grafiku i plotë i ndarjes se përfitimeve për 560 mijë pensionistet do të bëhet publik duke filluar nga data 1 prill, kjo me qëllim organizimin e ndarjes së këtyre pagesave, të cilat gjatë kohëve të fundit kanë shkaktua kaos dhe radhë shumë të gjata në sportelet Postës. Ndërkohë me vendosjen e këtij grafiku nuk do të ketë më përplasje dhe paraqitje në të njëjtën kohë të shumë pensionistëve për të marrë pensionin. Në rast se pensionisti nuk do të arrijë dot të tërheqë pensionin në datën dhe orën e përcaktuar, ai ka edhe një shans të dytë për marrjen e tij gjatë ditës së shtunë të javës përkatëse. Në të kundërt do t’i duhet të presë muajin e ardhshëm për të marrë njëherësh dy pensione: atë të prapambetur dhe pensionin e muajit përkatës. Po ashtu Posta ofron edhe lehtësi për personat që duan ta marrin pensionin brenda ditës.