Xhamia e madhe te sheshi i Namazgjasë
21/03/2012 Komisioni në Bashkinë e Tiranës miraton vendimin
Javës së ardhshme diskutohet mbi projektin.
Sheshi i Namazgjasë do të jetë vendi ku do të ndërtohet xhamia e madhe e Tiranës, e cila do t’u vijë në ndihmë mijëra besimtarëve myslimanë për të kryer ritet e tyre fetare. Në mbledhjen e djeshme komisioni për xhaminë i ngritur nga Bashkia e Tiranës ka miratuar propozimin e bërë nga Komuniteti Mysliman për ndërtimin e xhamisë në sheshin e Namazgjasë, që ndodhet pranë parlamentit. Pak kohë më parë me vendim të qeverisë kjo tokë i është kthyer në pronësi Komunitetit Mysliman të Shqipërisë dhe javën e ardhshme do të diskutohet për projektin. Në mbledhjen e ardhshme komisioni do të diskutojë për mënyrën se si do të veprohet për projektin e xhamisë, nëse do të jetë ai i hartuar tashmë, do të përcaktohet një arkitekt për të bërë një projekt të ri apo do të bëhet konkurs për projektimin e këtij institucioni dhe pas kësaj menjëherë do të bëhet aprovimi i termave të referencës.