E Diel, 1 Nëntor 2026

Dita e Pavarësisë, Tirana zbukurohet për festën pas shumë vitesh

27-11-2011 / Gazeta 55

Tirana është mbuluar nga dekori në prag feste. Bluevardet kryesore janë veshur kuq e zi me simbole kombtare si flamuri kuq e zi. Të gjithëve iu bie në sy, shqiponja e madhe në të hyrë të qytetit dhe këta flamuj të vendosur në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe në Kuvendin e Shqipërisë.
Por përballë këtij zbukurimi, qytetarët thonë se kjo festë kombëtare nuk pritet me tryeza të shtruara dhe me përgatitje e mëdha siç ndodh në Vitin e ri apo në festat fetare. Por, të moshuarit që janë më tepër nostalgjike thonë se do të sjellin në bisedat e tyre me njëri tjetrin të kaluarën e vendit, ndërsa të rinjtë kanë blerë flamuj dhe ditët e pushimit i shfrytëzojnë për dalje.
Ky normalitet i të priturit festat e pavarësisë, e tregojnë edhe shitjet në treg ku blerjet e fundjavës janë të zakonshme sa asgjë nuk të lë të kuptosh që është një fundjavë feste.
Megjithatë, në rrugët e Tiranës ekziston atmosfera festive, nga zbukurimet dhe dekoret e ndryshme që bashkia ka përgatitur për 99 vjetorin e Pavarësisë. Ndryshe nga vitet e kaluara ku cdo festë pritej ftohtë nga bashkia e Tiranës, ky vit është ndryshe, pasi kryeqyteti është i veshur tërësisht me petkun kuq e zi, sipas ngjyrave të simbolit kombëtar, flamurit. 

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›