Dita e Punetoreve, 25 mije police ne Rumani
Me shume se 25000 police dhe xhandare do te sigurohen qe rendi publik dhe siguria te respektohet ne rruget e Rumanise dhe ne zonat e saj turistike, sot me 1 maj. Keto veprime kane si objektiv parandalimin dhe luftimin e dhunes dhe vjedhjes se shtepive, firmave tregtare dhe makinave, njoftuan burime te Inspektoratit te Pergjithshem te Policise Rumune (IGPR). Ne te njejten kohe, gjate periudhes 30 prill - 4 maj, policet e trafikut do te jene te pranishem ne rruget kryesore te zonave turistike prane pikave kufitare dhe rrugeve anesore te ketyre zonave. E gjitha kjo, ne menyre qe te mos lejojne drejtimin e makines me shpejtesi te madhe, te parandalojne aksidentet dhe trafikun e dendur, te lehtesojne dhe kontrollojne trafikun ne qytetet e medha dhe ne rruget drejt zonave turistike malore dhe bregdetare. "Me shume se 5200 xhandare do te ruajne rendin publik, gjate festes se 1 Majit, ne te gjithe Rumanine, kryesisht ne qytetet e medha dhe zonat turistike malore dhe bregdetare", njoftoi Inspektorati i Pergjithshem i Xhandarmerise nepermjet nje komunikate shtypi. Afro 300 xhandare do te jene aktive ne zonat turistike bregdetare te tilla si Mangalia, Konstanca, Kostinesti, Eforie Nord, Navodari. Ne Bukuresht, nje mije police do te garantojne rendin publik ne vendet e argetimit, ne zonat periferike dhe ne parqe.