"World wide web", kur ne Gjeneve lindte interneti
Internet. Nje nocion qe vetem nje dekade e gjysme me pare, as qe imagjinohej. Lundrim permes faqeve ne rrjete nga me te ndryshmet ne mbare boten? Ndoshta nje enderr e guximshme. Por kjo, deri para 15 vjetesh kur nje ide nga Gjeneva e Zvicres, revolucionarizoi boten. Lindi "world wide web". Nje shpikje pa te cilen, rralle kush qe jeton me informacionin, mund te beje pa te.
Ne fund te prillit 1993 ne qendren CERN te Gjeneves, u shpik nje soft i emertuar aty pari, www. Askush nga shkencetaret pjesemarres ne projekt nuk mund te dinte se cfare fitoreje do te korrte ai. Sot, tre "w-te" jane me siguri seria me e shtypur e shkronjave.
Ne fund te viteve '80 te shekullit qe shkoi, fizikani britanik Tim Berners-Lee dhe belgu Robert Cailliau ne Qendren Evropiane te Studimeve Nukleare CERN ne Gjeneve paten idene e krijimit te nje rrjeti mbareboteror informacioni. Interneti nderkohe ekzistonte. Me ane te tij shkencetaret ne te gjithe boten ishin te lidhur me njeri-tjetrin. Por, tregon Robert Cailliau: "Ne na nevojitej nje standard i njesuar. Ai nuk ekzistonte. Ekzistonin te dhena ne te cilat mund te kishe akses ne te gjithe boten por ato kishin nevoje per terminale te caktuara, fjalekalime dhe duheshin paguar taksa. Gjithcka ishte shume e nderthurur". Sfida per shkencetaret atehere ishte e qarte. Duhej gjetur nje sistem i perbashket per kembimin e te dhenave. "Ne na lindi ideja e krijimit te nje sistemi me ane te te cilit mund te gjendeshin dokumente dhe link-e". Tim Berners-Lee zgjodhi internetin si infrastrukture. Ai ishte nderkohe i perhapur ne te gjithe boten akademike. Edhe emrin "worldwideweb" e kishin zgjedhur perpara se te zhvillonim prototipin e pare. Pasi sapo nje gje e tille paraqitet, ai merret nga te gjithe. Rrjeti, nuk mund te ishte me i vogel se "e gjithe bota"
Ne vitin 1989 Berners Lee filloi te zhvillonte programet perkatese. Ato bazoheshin ne nje te ashtuquajtur "hyper-tekst" me te cilin perdoruesi mund te kalohej nga nje tekst te tjetri pa komanda te komplikuara. Me ndihme te nje "browser-i" mund te lexoheshin edhe tekste te cilat ndodheshin ne server-a te larget. Natyrisht ide te ngjashme kishte pasur edhe me pare, thote Cailliau, por: "E vecanta ishte thjeshtesia ne perdorim. Tani ishte me e lehte te gjendej nje faqe interneti. Perdoruesit mund te lexonin cfare te donin. Ata mund te klikonin dhe me nje "link" i conte me tutje. Mund te lundronin ne nje univers gjigand dokumentesh". Per here te pare kishte dhe nje sistem fare te qarte adresash. Nje sistem perdorimi i te cilit eshte sot i vetekuptueshem per cdo perdorues interneti.
Ne vitin 1993 pra plot 15 vjet me pare CERN-i hodhi ne rrjet programin "www". Pa pagese, te shoqeruar vetem nga nje e drejte autori. Te gjithe kishin mundesi ta perdornin. Dhe kjo u be me qellim. "Kushdo mund ta perdore pa pagese, mund te beje me te cfare te doje". Hartuesit e programit ishin te interesuar per krijimin e nje standardi unik, per akses universal ne internet dhe jo per te fituar shume para. Kjo eshte nje tjeter arsye pse "www" pati sukses dhe keshtu, nisi triumfi i internetit.
Interneti kapitullon gazeten
"Capital Times", gazeta e perditshme e mbremjes ne nje qytet amerikan eshte mbyllur dje, 902 vjet pas numrit te saj te pare. Gazeta qe cdo mbremje ishte bere "zakoni" i qytetareve te Madisonit (Viskonsin, verilindje e SHBA) u terhoq perballe tkurrjes se lexuesve. Ajo tani eshte ne nje gazete vetem ne internet. "E kuptuam se numri i lexuesve tane po binte dhe se keshtu nuk mund te rezistonim", komentoi drejtori i botimeve, Clayton Frink. "Ne ecem pak me larg, pak me shpejt, por kjo tendence verehet kudo", parashikoi ai. Vendimi i tij radikal qe tronditi shtypin amerikan, ilustron renien e gazetave amerikane, lexuesit e te cilave preferojne me mire te informohen falas nga interneti. Qindra te perditshmet e vendit provojne cdo dite renien e numrit te shitjeve e per pasoje edhe te te ardhurave nga reklamat.
Frike lufte, pasi ashpersohet konflikti Rusi-Gjeorgji
Hije lufte ndermjet Rusise dhe Gjeorgjise, pasi dje Rusia ka paralajmeruar se do te reagoje "nese Gjeorgjia perdor forcen kunder rajoneve te shkeputura te Abkhazise dhe Osetise Jugore". Ministri i jashtem rus, Sergej Lavrov, tha se Moska nuk po pergatitej per lufte, "por do te detyrohej te vepronte nese trupat gjeorgjiane do te hynin ne keto dy rajone". Zedhenesi i ministrise se jashtme ruse, Boris Malakjhov, tha se Moska po e bente kete paralajmerim per shkak te atij qe ai e quajti qendrim agresiv te autoriteteve te Tbilisit: "Ky hap u mor pasi u be nje vleresim i informacionit qe vjen nga zona e konfliktit dhe qe flet per shtimin e tensionit per shkak te hapave destabilizues qe po hedh pala gjeorgjiane". Presidenti i Gjeorgjise, Mikhail Saakashvili vleresoi se perforcimet ruse "do te shkaktojne destabilizim ekstrem ne rajon".