“Dita e Rinisë”, Berisha feston me të rijnë demokrat
Në “Ditën Kombëtare të Rinisë” demokratët kanë shpalosur disa prej elementëve që do të shoqërojnë fushatën zgjedhore. Sot Berisha ka nderuar dhe Azem Hajdarin duke mos kursyer ironinë për kundërshtarin Rama.
TIRANE- Nën sloganin “Shqipëria po Ndryshon”, 8 dhjetori i këtij viti si “Dita Kombëtare e Rinisë” solli elementet kryesorë si parathënie të fushatës së ardhshme zgjedhore të demokratëve. Në festën ku kanë spikatur përpjekjet për një fushatë amerikane, ka marrë pjesë kryeministri Sali Berisha, kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli dhe drejtues të Partisë Demokratike. Kryeministri Berisha ku bashkë me të edhe Ministria dhe njëherësh dhe anëtarë të Partisë Demokratike janë bashkuar fetsës së rinisë të mbajtur në pallatin e sportit. Dallimin nga të rijntë Berisha e ka bërë vetëm nga mosha, por jo nga bindjet për lirinë dhe nga bindjet e demokracisë duke kujtuar lëvizjen e dhjetorit 1990. kreu i maxhorancës aktuale përcolli vlerësimet për të gjithë ata qe mposhtën regjimin komunist dhe diktaturën më të egër në Europë.
Një ndalesë të veçantë në këtë 8 dhjetorë drejtuesit e Partisë Demokratike e bënë edhe në memorialin të kushtuar ish deputetit të vrarë Azem Hajdari. Kurora me lule në nderim të Hajdarit por edhe rikthim në zhargonin politik kundër kundërshtarit Edi Rama. (a.r/news24/balkanweb)