E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, sherr mes 2 biznesmenëve, vritet njëri

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Barbullush të qytetit të Shkodrës. Ku biznesmeni 45 vjeçar Arben Bitani është ekzekutuar me armë zjarri nga Afrim Rraboshta. 

SHKODËR- Sherri mes dy biznesmenëve në Shkodër ka përfunduar tragjikisht me një viktimë, 45 vjeçarin Arben Bitani, i njohur në Shkodër si biznesmen në fushën e ndërtimeve. Gjithçka ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Barbullush në Shkodër ku pas një sherri në lokalin e fshatit një tjetër biznesmen i identifikuar nga polici me emrin Afrim Rraboshta ka ekzekutuar me tre plumba pistolete Bitanin duke e lënë të vdekur në vend. Viktima është gjetur pa jetë brenda automjetit të tij tip Benz. Policia e Shkodrës e cila mbërriti menjëherë në vendngjarje po heton për këtë krim ku dyshohet se motiv mund të ketë qenë konkurenca. Viktima dhe autori i vrasjes fillimisht janë grindur në një lokal privat dhe më pas 45 vjeçari është ndjekur dhe është ekzekutuar në dalje të fshatit brenda automjetit të tij. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›