E Diel, 1 Nëntor 2026

Memaliaj, Agron Llakaj Qytetar Nderi

Qyteti i vogel i Memaliajt e ka jetuar si nje dite feste ceremonine e shpalljes qytetar nderi te Agron Llakajt, nje nga emrat me te njohur te humorit shqiptar.

Keshilli bashkiak i ketij qyteti nderoi me titullin “Qytetar Nderi” tre emra te njohur, Agron Llakajn, Medi Malkajn dhe Muhedin Targen.

“Eshte nje nder i madh qe marr kete cmim”, eshte shprehur Llakaj gjate ceremonise. Ne sallen e Pallatit te Kultures dukej se kishin shkuar gjithe banoret e ketij qyteti te vogel minatoresh, te cilet kane mirepritur drejtuesin e spektaklit “Portokalli”.

Bashke me Agron Llakajn ishin edhe aktoret e ketij spektakli, te cilet kane krijuar nje atmosfere vertete te vecante edhe ne ambjentet e jashtme te Pallatit te Kultures, ne sheshin kryesor te qytetit.

Agron Llakaj e ka nisur karrieren e tij artistike pikerisht ne kete qytet te vogel minatoresh, te cilet e vleresuan maksimalisht me kete titull nderi.

Ky qytet i vogel minatoresh ka nje histori shume te shkurter, vetem 60 vjet, por ka mundur te nxjerre disa emra te shquar.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›