E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Takim me Meten, jo per Kodin

Kryetari socialist, Rama ne emisionin "Shqip" te gazetares Rudina Xhunga ne Top Channel, nuk ka mohuar mundesine e nje takimi me kreun e LSI, Ilir Meta per te diskutuar te gjitha ceshtjet qe shqetesojne opoziten shqiptare, por dhe politiken ne pergjithesi. Por ai nuk ka munguar te shprehet se per Kodin, tashme eshte vone per te diskutuar, nderkohe qe Presidenti Topi e ka kthyer ate vetem per nje pike, qe ka te beje me afatin e caktimit te dates se zgjedhjeve nga ana e kreut te shtetit. "Une jam i gatshem te diskutoj me Ilir Meten pa asnje dallim. Padyshim kemi shume gjera per te diskutuar, por te mos harrojme dhe te mos bejme sikur s'e kuptojme, qe procesi i kodit eshte proces i mbyllur dhe se Presidenti i Republikes e ka kthyer kodin vetem per nje pike, qe eshte afati. PS dhe une personalisht do te jemi garantet e cdo vote, te cdo shqiptari dhe shqiptare, e gjithe filozofia jone eshte qe jo me cdo kusht te sundojme", ka qene deklarata e kryetarit socialist, Rama, ne lidhje kerkesen e kreut te LSI, Meta per nje takim me te, per te diskutuar ne lidhje me Kodin. Sipas tij, Kodi eshte nje rezultat i arritur me debat, me perpjekje, nuk ka kundershti. Ështe nje reforme qe prek edhe interesa, por si PS, si fuqia qe kerkon ndryshimin, kemi vene interesat qytetare dhe jo ato personale. "Ne nuk jemi vetem, ne ketu po perpiqemi dhe jo pa sukses, te thyejme nje stereotip, bashkimi eshte nje shumice aritmetike kryetaresh, kurse ky proces eshte bashkim qytetaresh dhe qytetaresh", ka deklaruar Rama. Njeheresh ai nuk ka munguar te shprehe keqardhjen e tij, port sulmet qe LSI i ka bere dhe i ben qe prej nje viti, duke theksuar se serish per te eshte dera e hapur. "LSI-ja ka thuajse nje vit qe i ka hapur PS dhe perfaqesuesve te saj nje lufte qe bazohet tek arsenali i politikes se vjeter, duke derdhur nje sasi te jashtezakonshme energjish negative. E gjithe kjo lufte shkakton keqardhje sepse eshte deshtim krize identiteti dhe nje boshlleku idesh. Dua ta perseris qe dera jone eshte gjithnje e hapur, qe ne duam t'i japim jete nje politike te re, qe fillon nga nje etike e re komunikimi", ka deklaruar Rama. Duke detajuar strategjine qe do te ndiqet prej tij per fitoren e zgjedhjeve te ardhshme, Rama eshte shprehur se opozita e forte nuk eshte arsyeja e forces, por eshte forca e arsyes. "Ne sipas mendimit tim nuk kemi lene asgje pa bere nga gjithcka qe kemi menduar qe eshte detyra jone per te bere, qofte per nxjerrjen ne pah te problemeve te thella, qofte per te qene fjala per te bere ate qe nuk eshte bere nga asnje opozite deri me sot ne Shqiperi, ne kemi qene te vetedijshem ne rrugen qe kemi hapur dhe cilesia e demokracise shihet tek menyra se si nuk bihet dakord me njeri-tjetrin", tha Rama.

"Une nuk e ndjej dhe nuk e quaj veten politikan. Shumekush me ka keqtrajtuar, sepse nuk paska mundesi qe nje kryetar partie te mos jete politikan profesionist. Une e ndjej veten qytetar qe kam endrren se ne kete vend mund te jetohet. PD s'eshte me partia te cilet shqiptaret vendosen ti besojne", deklaroi dje Rama.

Reagimi

Rama: Denimi i Enver Hoxhes dhe ish-te perndjekurit me ndane nga PD

Kreu socialist Rama ka reaguar dhe ndaj akuzes se Berishes, sipas te ciles Rama nuk ishte pranuar nga PD sepse kishte lidhje me ish-nomenklarurene kuqe. "Ne 90 me quajten ekstremist sepse une qe ne oret e para ndava prerazi me PD e sapokrijuar dhe ate qe u be kryetari i saj dhe qe e kemi verdalle. Ai aso kohe ishte shoku Sali Berisha. Une isha per denimin publik te Enver Hoxhes dhe per ta quajtur Ramiz Aline pasardhesin e tij. Sali Berisha e cilesonte ate komandantin e luftes. Ndahesha prerazi me partine e sapokrijuar lidhur me te burgosurit politike", ka reaguar Rama. Sipas tij keto ishte ceshtjet parimore qe e ndane prerazi qysh ne fillim "me PD, Sali Berishen dhe kompanine e njerezve qe vinin aty drejtperdrejt nga radhet e ushtareve te regjimit. Ky qe sot eshte Sali Berisha kryeminister i vendit, atehere ishte shoku Sali qe e dergoi Ramiz Alia per te biseduar me studentet". "Pavaresisht qe Berisha eshte ne krye te partise qe quhet e djathte, ai ka me pak vite se sa kishte si komunist", tha ai. Sipas tij, PD nuk ebhste e dikurshmja, nderkohe qe PS eshte me e hapur dhe me e integruar. "Refleksionet ishin produkt i bashkepunimit tim me Ardian Klosin, ne nje moment kur teresisht te zhgenjyer nga PD, por teresisht te pakenaqur, ne i ftuam njerezit te bashkoheshin ne nje salle e cila nuk ishte tribune", tha Rama..


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›