E Diel, 1 Nëntor 2026

Zhduket tregtari i veshmbathjeve

ELBASAN- Nje tregtare veshmbathjesh ne qytetin e Elbasanit ka humbur pa lene gjurme qe prej dites se premte. Hekuran Latollari, 44 vjec, eshte larguar nga banesa pa lene asnje adrese tek gruaja dhe dy femijet, apo vellai i tij Ferdinanti, me te cilin eshte takuar heren e fundit. Njeriu qe kishte nisur aktivitetin qe prej vitit 1993, i ka lene celesat e makines dhe te dyqanit te vellait te tij dhe per here te fundit eshte pare te stacioni i autobuseve qe te cojne drejt Ures se Shkumbinit. Denoncimi eshte bere nga familjaret menjehere pasi 44 vjecari nuk eshte kthyer ne banese, kurse policia deklaroi se nisi hetimet, por ende nuk ka gjetur ndonje gjurme te tregtarit elbasanas. Mesohet se diten e humbjes ai nuk ka pasur te holla me vete.

Burime zyrtare te policise u shprehen se fotografite e 44-vjecarit jane shperndare ne te gjitha komisariatet dhe pikat kufitare. Mesohet se Latollari nuk ka pasur probleme financiare apo borxhe qe ta conin drejt humbjes apo ndonje akti te mundshem fatal.

Edhe tregtare te tjere shprehin habi per kete ngjarje, duke thene se Hekurani ishte njeri i qete, punetor dhe korrekt me klientet.

Hekuran Latollari kishte nje dyqan veshmbathjesh ne tregun industrial, qe ndodhet ne ane te rruges Elbasan-Cerrik, prane Deges Ushtarake. Por i pakenaqur me te ardhurat, kohet e fundit ishte duke kerkuar nje dyqan brenda ne qytet. Diten qe eshte zhdukur 44-vjecari ka shkuar tek i vellai, Ferdinanti, ku i ka lene celesat e makines dhe dyqanit me qira. Per here te fundit eshte pare nga nje shoke ne qender te qytetit, ne afersi te bashkise. Sipas deshmitareve okulare, ai i ka hipur linjes se urbanit qe te dergonte drejt Ures se Shkumbinit. Qe nga ai cast, askush nuk di gje per fatin e tregtarit qe nuk ka shfaqur asnje shqetesim kohet e fundit sipas deshmise se familjareve.

Vellai, Ferdinand Latollari tregon se Hekurani nuk eshte kthyer ne shtepi qe nga dita e premte. Familja ka pyetur tek te afermit dhe miqte, madje edhe tek njerezit ne Greqi, por nuk kane marre asnje lajme te mire. Kur nuk kane pasur me shprese per ta gjetur, vellai Ferdinanti ka kryer denoncim ne Polici. Ai tregon se vellai i tij eshte familjar i rregull.

Nderkohe, Policia e Elbasanit nuk e ka shpallur ende te zhdukur Hekuran Latollarin. Burime nga ky organ pohuan se jane ne kerkim te tij. Paraprakisht jane ngritur disa hipoteza. Nje nga pistat e zhdukjes eshte vetesakrifikimi, por per kete piste nuk ekziston asnje prove dhe ceshtja eshte nen hetim.

"Hekurani jetonte mire, nuk kishte pse te zhdukej"

Ferdinanti, vellai i tregtarit, thote se Hekurani ishte pak tip i mbyllur dhe nuk fliste shume per jeten private dhe ceshtjet familjare. "Ështe shume e habitshme se si eshte zhdukur. I kishte te gjitha, nuk i mungonte asgje. Ka 15 vjet qe punon si tregtar. Kohet e fundit bleu edhe apartament te ri. Nuk ishte i kenaqur me te ardhurat ne tregun e madh ndaj po kerkonte nje dyqan te ri brenda ne qytet", tregon ai per gazeten "KJ". Diten e premte i ka shkuar ne banese duke i lene celesat e makines e te dyqanit dhe me pas eshte zhdukur. "Askujt prej nesh nuk ia mori mendja se ai do te zhdukej. Pasditen e se premtes me njoftuan se nuk ka shkuar ne shtepi. Kerkuam dhe nuk lame vend, por nuk e gjetem. Pyetem edhe ne Greqi, por as andej nuk morem lajme te mira. U detyrova te kryej kallezim per humbje ne Polici", shprehet Ferdinanti. Por edhe nga Policia familjaret nuk kane marre ende lajme te mira. "Kohet e fundit ai dukej pak i merzitur, por nuk me fliste se cfare e mundonte. As ne familje nuk ka treguar gje. Zhdukja ka mbetur enigme per te gjithe ne, pasi nuk ka pasur hasmeri apo grindje me te tjere qe te dyshojme ne kete drejtim", shpjegon i vellai, duke bere apel edhe ndaj medias e qytetareve, qe te ndihmojne per gjetjen e tij.

Ne tre muaj, pese te zhdukur nga familjet

Numri i personave te deklaruar te humbur ne Komisariatet e Policise shkone ne pese persona. I fundit qe ka humbur kontaktet me familjen eshte tregtari Hekuran Latollari ne qytetin e Elbasanit, ndersa kerkimet e nisura qe prej pese ditesh nuk kane dhene rezultat. Ne qytetin e Beratit kane humbur brenda tre muajve tre persona, nga te cilet nje eshte vajze 19-vjecare. Vladimir Rakipi, 55 vjec, banues ne lagjen Uznove, humbi gjate mesit te muajit shtator, ndersa u nis ne Memaliaj per te mbledhur skrap, kurse e bija kerkoi ndihmen e policise. Me pas, Entela Sulku, banuese ne fshatin Gjeroven, do te largohej nga banesa tre jave me pare pa lene asnje adrese dhe pak dite me pas po nga ky fshat eshte zhdukur 18 vjecari Admir Kosova, per te cilin familjaret thone se nuk kane marre ende nje kontakt. Te humburve i eshte shtuar nje jave me pare i mituri Preng Lleshi, 14 vjec, banues ne Shijak. Babai i tij denoncoi ne komisariat humbjen e nxenesit te shkolles 9-vjecare, pasi nuk e gjeti as tek te afermit e tij.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›