E Diel, 1 Nëntor 2026

Zogaj: PD-PS te tolerojne Meten

Deputeti i Partise Demokratike, Prec Zogaj ftoi diten e djeshme dy partite e medha ne vend, PS-ne dhe PD-ne qe te gjenin konsensus me Levizjen Socialiste per Integrim per ti dhene kesaj parti edhe nje anetare ne komisionet e numrit te votave. Ne kushtet kur pak dite me pare presidenti Bamir Topi riktheu ne Kuvend edhe Kodin e ri Zgjedhor, perfaqesuesi i PD-se thekson nevojen per te plotesuar nje nga kerkesat e LSI-se per sa i perket sanksionimit ne Kod te te drejtes se kesaj partie per te pasur nje anetare ne komisionet e qendrave te votimit. "Do te ishte e udhes qe rikthimi ne Kuvendi i Ligjit Zgjedhor t'i jepte mundesine edhe LSI-se te kishte nje anetar te sigurte ne komisionin e numrit te votave", tha Zogaj, ne lidhje me kete ceshtje. Sipas deputetit te PD-se, ky qendrim i dy partive te medha do te sherbente per zgjeruar rrethin e konsensusit politik, me te cilin eshte hartuar dhe miratuar ky Kod i ri Zgjedhor. Po keshtu, deputeti demokrat Zogaj theksoi se, amendimi i Kodit ne kete pike, do te sherbente per atmosferen paszgjedhore, duke qene se mundesite per kontestimin e zgjedhjeve te ardhshme parlamentare, do te ishin shume me te vogla. "Produkti do te ishte nje konsensus me i madh per Kodin dhe reduktim i shanseve per te kundershtuar rezultatin e zgjedhjeve 2009", thekson deputeti i PD-se, duke i bere thirrje dy partive te medha per te rihapur ceshtjen e perfaqesimit me komisionere te LSI-se. Por nga ana tjeter, deputeti i PD-se thekson ne menyre te qarte se ky mund te jete edhe konsensusi maksimal, per sa i perket perfshirjes se LSI-se ne procesin zgjedhor, duke theksuar se duhet te mbetet e njejte perberja e sanksionuar per komisionet e administrimit te zgjedhjeve, ne te gjitha nivelet e tjera. Ai nenvizoi se ne Kodin e ri Zgjedhor, grupet e numerimit te votave te perbehen nga 4 anetare, dy prej te cileve i takojne partive te medha, ndersa dy anetaret e tjere zgjidhen me short, nga partite e tjera parlamentare ne te djathte dhe te majte. Nisur nga perjashtimi i partive te tjera parlamentare per te pasur anetare te sigurt ne keto komisione, 10 deputete te partive, LSI, PDK dhe PS '91 u futen ne greve urie ne ambiente e Kuvendit, per te protestuar ne kete menyre edhe kunder ketij neni te Kodit te Ri Zgjedhor. Por ndonese greves se urise dhe protestave te simpatizanteve te ketyre partive jashte ambienteve te Kuvendit, perseri dy partite e medha ajo Demokratike dhe Partia Socialiste nuk i moren parasysh kerkesat e perfaqesuesve te ketyre partive, duke mos pranuar edhe perfaqesimin e tyre me anetare ne komisionet e qendrave te votimit.

Konsensusi

Kodi i Ri Zgjedhor ndonese u replikua nga perfaqesuesit e disa partive te vogla parlamentare perseri gjeti nje konsensus te forte te Partise Demokratike dhe asaj Socialiste te cilat arriten ta miratonin kete me 113 vota. Konsensusi per miratimin e kodit u pershendet edhe perfaqesues te faktorit nderkombetare.

Grupi parlamentare i Partise Demokratike pritet te marr nje vendim persa i perket edhe rikthimit ne Kuvend te Kodit te ri Zgjedhor nga ana e presidentit Bamir Topi. Keshtu demokratet do te vendosin nese ky kod do te mbahet ende i hapur per shqyrtime te tjera, apo nese nepermjet nje dispozite kalimtare do te rregullohet edhe defekti i konstatuar nga kreu i shtetit gjate procedures per dekretimin e tij. Deri tani perfaqesues te ndryshem te Partise Demokratike kane dhene mendime te ndryshem ne lidhje me kete ceshtje, por ende nuk ka pasur nje vendim zyrtar. Ajo qe eshte e sigurt lidhet me faktin se Partia Demokratike do te konsultohet per kete zgjidhje me Partine Socialiste, duke qene se keto dy parti kane gjetur edhe konsensusin fillestar per miratimin e kodit.

Spahia

"PLL synon qe permes ketij procesi ne zgjedhjet parlamentare te vitit 2009 te gjitha deget e PLL qe ndodhen brenda nje qarku te funksionojne ne menyre te unifikuar per perzgjedhjen e kandidateve, zhvillimin e fushates dhe materializimin e rezultatit zgjedhor", tha Spahiu.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›