Sherri për pronat mes vëllezërve, vritet mbesa, 8 vjece
KURBIN-Një ngjarje e rëndë është shënuar sot paradite në rrethin e Kurbinit ku kanë mbetur i vrarë një person dhe u plagos një tjetër.
Krimi është shënuar brenda familjes, pas sherrit mes 2 vellëzërve që dyshohet se ka për burim një konflikt pronësie.
Ngjarja ndodhi sot paradite në fshatin Zhej, kur 2 vëllezërit Mark e Llesh të familjes Cara kanë patur një sherr në njërën prej banesave të tyre.
Policia konfirmon se Marku e Lleshi janë grindur dhe përleshur dhe fizikisht dhe se ka qenë ky momenti kur ka ndërhyrë në skenë, djali i Lleshit, Aleksandri me një armë në dorë. Aleksandër Cara qëlloi në drejtim të xhaxhait, Markut duke e lënë atë të plagosur, por nga një nga plumbat ka zënë vajzën e Lleshit, Lula Cara vetëm 8 vjec. E mitura kishte dëgjuar sherrin dhe kishte ndërhyrë për të ndarë babain me xhaxhain.
Policia ben me dije se xhaxha e mbesë janë viktima të kësaj ngjarjeje. I plagosuri është dërguar me urgjencë në spital, kurse për vajzën fatkeqesisht nuk është bërë e mundur asgjë, pasi plumbi që mori ishte vdekjeprurës.
Nga të dhënat paraprake dyshohet se krimi ka patur zanafillen në një konflikt të gjatë pronësie.
Policia ka shoqëruar ne rajonin e Kurbinit autorët e ngjarjes si dhe disa persona që kanë dijeni rreth konfliktit të vjetër.
(d.b/BalkanWeb)