Kurbin- Konflikti për pronat, plagos të vëllanë dhe vret gabimisht të bijën
Kurbin- Një krim brenda familjes ka tronditur mëngjesin e sotëm Kurbinin. Një 31-vjeçare ka mbetur e vrarë dhe xhaxhai i saj është plagosur pas një sherri mes vëllezërve të familjes Cara.
Ngjarja ndodhi rreth orës 10:00 të së enjtes në fshatin Zhej ku 2 vëllezërit Llesh dhe Mark Cara u konfliktuan ashpër me njëri-tjetrin, për motive pronësie.
Sipas policisë gjatë konfliktit Llesh Cara ka qëlluar në drejtim të vëllait tjetër Markut, duke e plagosur dhe duke i marrë jetën edhe vetë vajzës së tij, Lula Carës, e cila së bashku me të vëllanë Aleksandrin ndërhynë për të shuar konfliktin.
Mark Cara është dërguar menjëherë drejt spitalit ushtarak në Tiranë dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën, teska mbesa e tij ka ndërruar menjëherë jetë. Policia vijon hetimin për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Shkrime të tjera me interes:
- Elbasan- Konflikti për tokën, plagos me çifte vëllanë Elbasan- Një grindje për motive pronësie ka bërë që një...
- Kuzhinieri vret vëllane e tij dhe e gatuan për klientet e vet Rusi- Kuzhinieri i një restoranti të njohur në Moskë është...
- Greqi, shqiptari vret një person dhe plagos 3 të tjerë Greqi – Një shqiptar në Greqi ka qëlluar për vdekje...