E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Talasemisë

8 Maji njihet në të gjithë botën si Dita Ndërkombëtare e Talasemisë, në të cilën zhvillohen aktivitete të gjera për sensibilizimin e popullatës të ndihmojë kategoritë e prekura nga kjo sëmundje e rëndë.
 

Kështu, me rastin e kësaj dite, organizohen takime dhe aktivitetet nga më të ndryshmet ku në qendër të kësaj dite është dhurimi i gjakut për personat e prekur nga sëmundja e talasemisë.

Talasemia është një nga sëmundjet gjenetike më të përhapura në botë, ku sipas një studimi të OBSH-së, çdo vit lindin më tepër se 100.000 fëmijë të prekur nga kjo sëmundje.
 

Kjo shkakton anemi dhe në rast se nuk mjekohet, zemra dhe organet e tjera në trup “pushojnë” së funksionari, si rezultat i mungesës së oksigjenit.
 

Transfuzioni i rregullt i gjakut është i vetmi mjekim i përshtatshëm deri tani për talaseminë. Ai duhet të merret çdo 3-4 javë, në bazë të nevojave të pacienteve që duhet të bëjnë medoemos analiza laboratorike në spitale, për të ditur përqindjen e hemoglobinës së tyre.
 

Federata Ndeëkombëtare e Talasemisë, në të cilën përfshihen 91 shtete, po lufton për të gjetur metoda të reja për trajtimin dhe kurimin e talasemikëve, pjesa më e madhe e të cilëve janë fëmijë, por edhe adoleshentë dhe të moshës madhore.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›