Nano President?Arvizu: E vlerësoj por ka edhe të tjerë
Ambasadori i SHBA-së në Tiranë Aleksandër Arvizu ka vlerësuar kandidaturën e Fatos Nanos për president të vendit por ka lënë të kuptohet se presidenti jo domodoshmërisht duhet të vijë nga radhët e politikës.
I pyetur nga mediat në lidhje me kandidimin e ish-kryeministrit Fatos Nano si kandidat për president mbi palët, diplomati amerikan theksoi se Nano ka shumë kualifikime por ka kandidatura të tjera që mund të qëndrojnë në këtë post.
“ Kam ndjekur me vëmendje deklaratat e Fatos Nanos. Ai ka shumë kualifikime. Ai ka shprehur interes për këtë dhe nëse dikush shpreh interes kjo e vendos atë në një nivel më të lartë se të tjerët. Është herët të flitet për këtë proces por ka shumë qytetarë të mirë që mund ti shërbejnë këtij vendi. Duhet të gjendet njeriu i duhur dhe kjo është sfida më e madhe për këtë vend” theksoi Arvizu.
Ndërkohë dy ditë më parë kryeministri Berisha I pyetur në lidhje me kandidimin e Fatos Nanos si kandidat për president ka theksuar se maxhoranca do të propozojë kandidaturën e vet.