Gjimnazet do të renditen sipas niveleve
Tiranë- Së shpejti do të ketë dhe një renditje të shkollave më të mira lidhur me përgatitjen e nxënësve.
Sipas derjtorit të Inspektoriatit Kombëtar të Arsimit Parauniversitar, Robert Gjedia, faza e parë e vlerësimit do të bëhet nga vetë drejtoritë e shkollave.
“Një shkollë nuk mund të kuptohet dot pa menaxhimin e saj, nuk mund të mendohet pa kurrikulën që ajo zbaton, nuk mund të mendohet pa arritjet e nxënësve, bashkëpunimin e partneritetit mbi aktorë të ndryshëm. Këto janë fushat mbi të cilat ne kemi ndërtuar produktin dhe marrëdhëniet me shkollat”,- u shpreh ai.
Një tregues i fuqishëm do të jenë dhe rezultatet e provimit të maturës, të cilët më pas do të krahasohen dhe me rezultatet e shkollës.
Puna fillimisht ka nisur për 10 gjimaze, ndërsa pritet të fillojë në të gjithë vendin.