Dita e Tokës, Arvizu: Shqipëria plot me mbeturina
TIRANË-Edhe në Shqipëri, është bërë traditë që 22 prilli, Dita e Tokës që festohet ndërkombëtarisht të shërbejë, si një ditë reflektimi dhe sensibilizimi për të ndalur shkatërrimin e mëtejshem të mjedisit.
Për këtë qëllim në rrugën pedonale në Tiranë është zhvilluar një panair i cili kushtohet sensibilizimit për mbrojtjen e mjedisit ku merr pjesë edhe ambasadori i SHBA-së në Tiranë, Alexandër Arvizu.
Në fjalën e tij, ambasadori Arvizu ka kërkuar më shumë ndërgjegjësim të qytetarëve për mbrojtjen e mjedisit ndërsa ka shtuar se në Shqipëri problem i madh dhe ende i pazgjidhur mbeten mbeturinat. Sic theksoi ambasadori, qeveria ka një rol në këtë cështje, por roli më i madh i takon shoqërisë,
“Falenderoj bashkinë për aktivitetin për Ditën e Tokës. Duhet të rritet ndërrgjegjësim për mbrojtjen e mjedisit. Në Shqipëri problem përbëjnë mbeturinat, por Shqipëria mund të përmirësoj situatën e ndotjes së mjedisit. Njerëzit duhet të bëjnë përpjekje për të mbrojtjen e mjedisit” theksoi Arvizu.
Pak para Arvizu ishte kryetari i bashkisë së Tiranës Lulzim Basha që theksoi se sfidat e zhvillimit të qëndrueshëm janë të prekshme. Ai ka bëri të ditur se Bashkia do të bëjë të mundur dyfishimin e gjelbërimit në kryeqytet gjatë 4 viteve të ardhshme.
(d.b/BalkanWeb)
Lidhje te tjera Sot shënohet Dita e Tokës