Nano President? Arvizu: E vlerësoj, por ka edhe persona të tjerë
TIRANE-Ambasadori amerikan në vendin tonë, Alexandër Arvizu komentoi sot zgjedhjen e presidentit të ri në Shqipëri dhe vetëkandidimin e Fatos nanos për këtë post.
Arvizu theksoi se ka ndjekur me interes deklaratat e bëra nga ish-kryeministri Nano dhe theksoi se e vlerëson atë për kualifikimet që ka.
Sipas ambasadorit është ende herët për presidentin e ri dhe se rruga deri atje është e gjatë. Më tej ai theksoi se ka shqiptarë të tjerë që mund ta drejtojnë presidencën.
“Kam ndjekur me vëmendje deklaratat e Fatos Nanos. Ai ka shumë kualifikime. Ai ka shprehur interes për këtë dhe nëse dikush shpreh interes kjo e vendos atë në një nivel më të lartë se të tjerët. Është herët të flitet për këtë proces por ka shumë qytetarë të mirë që mund ti shërbejnë këtij vendi. Duhet të gjendet njeriu i duhur dhe kjo është sfida më e madhe për këtë vend” theksoi Arvizu.
“Gjë e mirë që dikush ka vulllnet për të kontribuar për vendin”, theksoi Arvizu.
Fatos Nano para pak ditesh u vetekandidua per President dhe theksoi se do negocioje me partite politike per emrin e tij. Dy dite me pare Nano kreu nje takim me Meten, kur po ate dite kryeministri Berisha i pyetur në lidhje me kandidimin e Fatos Nanos si kandidat për president ka theksuar se maxhoranca do të propozojë kandidaturën e vet. Nano paralajmeroi se se shpejti do te kete nje takim me Edi Ramen.
(d.b/BalkanWeb)
Lidhje te tjera “Nano President”, Dule: Vota ime, pro. Mediu: Kreu i shtetit nga PD