Pakistan, rrëzimi i avionit, 127 të vdekur. Fajësohet kompania ajrore
ISLAMABAD-Zyrtarët spitalorë dhe ata të aviacionit në Pakistan, thanë t se nuk ka persona të mbijetuar nga përplasja e së premtes e aeroplanit Boing 737 afër kryeqytetit Islamabad në Pakistan.
Zyrtari i aviacionit civil, Junaid Khan, tha se “të 127 personat në aeroplan kanë vdekur, askush nuk ka shpëtuar”.
Qeveria e Pakistanit thotë se kompania Bhoja Air, që është pronare e aeroplanit Boing 737, që u përplas të premten afër Islamabadit mbart përgjegjësinë për aksidentin.
Ministri i Brendshëm pakistanez, Rehman Malik, tha se Bhoja Air “duket se është për t'u fajësuar pasi aeroplani ka qenë shumë i vjetër”.
Ai theksoi se nëse një kompani ajrore, “nuk ka para të mjaftueshme, kjo nuk do të thotë se duhet ta blejnë aeroplanin 30 vjet të vjetër ose më tepër”.
Ministri Malik tha se pronari i kompanisë, Faruk Bhoja, tashmë është futur në listën e personave, të cilëve nuk u lejohet të largohen nga Pakistani, derisa hetimet për këtë fatkeqësi po vazhdojnë.
Aeroplani po fluturonte nga qyteti jugor Karaçi për në Islamabad, kur u përplas disa kilometra larg Aeroportit Ndërkombëtar "Benazir Buto". Në momentin e përplasjes raportohet se moti ishte i keq.
Hetuesit po përpiqen ta gjejnë shkakun e kësaj fatkeqësie.
(d.b/BalkanWeb)