Vdes nga shpërthimi i predhës 42- vjeçari, po mblidhte skrap
Skrapari- Një 42- vjeçar nga Skrapari ka humbur jetën mesditën e sotme pasi i ka shpërthyer djegoria e një predhe.
Mësohet se shtetasi Fatos Dyrmishi, nga fshti Bigaz i Skraparit, ka qenë duke mbledhur pjesë municionesh për ti shitur për skrap dhe teksa popërpiqej ti hiqte djegoren një predhe ajo ka shpërthyer duke i marrë jetën.
Pas shpërthimit ai është drguar në spital, por sipas mjekëve 42- vjeçari kishte mbërritur i vdekur dhe në trup kishte copa të shumta metalike.
Ngjarja ka ndodhur jashtë territorit të reparti ushtarak ku bëhej demontimi i armëve luftarake, dhe mesa duket puntorët kanë hedhur pjesë djegoreje jashtë muri rrethues.
Ndërkohë mësohet se do të fillojë një hetim mbi pjesët e predhave që ndodhen jashtë repartit të demontimit.