Shkodër, sherr për pronën mes 2 familjeve, 1 i vrarë, 1 i plagosur
SHKODER-Një person është vrarë me armë zjarri kurse një tjetër është plagosur në fshatin Hajmel të Shkodrës. Policia dyshon se ngjarja ndodhi për motive pronësie.
Policia njoftoi se rreth orës 11:45 minuta të dielën në fshatin Hajmel mbeti i vrarë shtetasi Rrok Kacorri si dhe u plagos Zef Kacorri nga disa persona. Ngjarja u zhvillua në qendër të fshatit, ndërsa dyshohet se zanafilla ka qenë një konflikt i pazgjidhur pronësie.
Efektivët blu nga dëshmitë e marra nga vendngjarja shoqëroi si autorë të mundshëm 3 personat e familjes Arra, babain me 2 djemtë. Sipas policisë, shtetasit Dedë, Sandër dhe Zef Arra dyshohet se vranë në sherr e sipër me armë zjarri Rrok Kacorrin dhe plagosën nipin e tij, Zef Kacorrin.
Vijojnë hetimet për ngjarjen e rëndë.
(d.b/BalkanWeb)