Dita e Tokës, Lëvizja Ta pastrojmë Shqipërinë organizon flash mob

flash mob
Prilli konsiderohet si kohë për të pastruar ambientin. Aksioni për pastrimin e vendit po ndërmerret në të tre kontinente dhe shtatë vende të ndryshme.
Ndër aktivitet e zhvilluara sot nga Lëvizja Ta pastrojmë Shqipërinë” me këtë rasti si dhe për Ditën e Tokës, u mbajt një flash mob (kërcim në grup me koreografi të njëjtë ) me pjesëmarrjen e më shumë se 100 vullnetareve nga rrethe të ndryshme të vendit, të cilët ishin pjesë e kooreografisë. Kësaj nisme gjithashtu iu bashkuan edhe shumë qytetarë. Aktivitet i lëvizjes Ta pastrojmë Shqipërinë u mbajt tek Parku Rinia dhe u organizua nga Green Line Albania dhe Peace Corps Albania.
Këtë fundjavë një aksion i tillë ka nisur në Shqipëri, Austri, Kroaci, SHBA, Lituani, Letoni dhe Egjipt. Iniciativa është pjesë e Të pastrojmë botën 2012 dhe do të mbahet deri në muajin shtator. /F.S/