E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skarapar, shpërthen predha, vdes 42-vjeçari

Foto ilustruese

SKRAPAR – Fatos Dyrmishu, 42 vjeç ka humbur jetën nga shpërthimi i një predhe. Babai i tre fëmijëve e kishte mbledhur predhën me qëllim që ta shiste për skrap.

Sipas policisë, Dyrmishi me banim në fshatin Bigas, kishte tentuar të shkëpuste djegoren nga predha në momentin kur arma luftarake i ka shpërthyer në duar. Mjekët kanë bërë me dije se shkak i vdekjes ishte shpërthimi i djegores pasi pjesë metalike të shumta u gjetën në trupin e 42-vjeçarit. Dyrmishi e kishte marrë predhën nga një repart i demontimit të armëve.

Ministria e Mbrojtjes ka reaguar në lidhje me ngjarjen duke theksuar se ngjarja ka ndodhur jashtë territorit të repartit ushtarak. Poligoni i Bigasit është përdorur për asgjësim municioni që nga viti 2000, por distanca më e afërt e këtij poligoni nga qendrat e banuara është 1200 m.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›