Dita e Veres, Elbasani i prin festes kombetare Fatos Salliu
Ne kalendarin e vjeter, kur njerezia orientohej nga dielli, hena e gjelberimi, ka ekzistuar nje dite adhurimi. Te paret tane, iliret, udhetonin nga te kater anet per t’ju falur perendise se riperteritjes dhe gjithesise e njohur me emrin Diana Candieviensis. Dita e Veres eshte feste e gjithe shqiptareve, por Elbasani zemra e saj. Tempulli i festes ka qene ne zonen e Cermenikes, ne afersi te Librazhdit te sotem. Ne rrjedhen e shekujve ajo dalengadale zbriti ne qytetin e luleve,kenges e dashurise. Dita e Veres eshte nje feste pagane, mbarepopullore, feste e te gjitheve, e te pasurve dhe te varferve, pa dallime fetare e racore. Asgje nuk mundi ta bente kete feste te sajen, as feja, as ideologjia dhe s? fundi as politika. Me 14 mars, te gjithe bashkohen per te festuar, sepse Dita e Veres eshte edhe festa e jetes, vazhdimesise.
Konica, Dita e Veres festa e lumturise se embel
Faik Konica, shkrimtari yne i ndjenjes, arriti t? shpjegoje shpirtin e Dites se Veres. Ai e perkufizonte keshtu kete feste: "Dita e Veres eshte dita ne te cilen stergjysherit tane , kur skish lindur krishterimi, kremtonin bashke me romaket dhe greket e vjeter perendite e luleve, te shelgjeve. Kur shkrin dimri, kur qaset vera e buzeqeshur, e holle dhe e gjate si ne pikture te Boticelit, zemra e njeriut shkarkohet nga nje barre, shijon nje qetesi, nje lumturi te embel. Ne kete gezim stergjysherit tane ndjenin nje detyre, tu faleshin perendive qe sillnin keto miresi. Dhe ashtu lindi festa hiroshe qe e quajne Dita e Veres….
Te mos leme qe te na humbasin keto festa te vjetra te races sone. Nuk i bejne dem njeriu, sjellin gezim te kulluar ne shtepi. Ne nje vend ku jeta e te vegjelve eshte aq e trishtuar, djelmuria dhe vajzat kane nje rast te rralle per tu defryer. Per me te medhenjte, Dita e Veres ka nje shije poetike, te holle e te rralle…."
Ritet, trasheguar brez pas brezi per 24 shekuj me radhe
Festa pagane ka ritualin e saj. Ritet jane trasheguar brez pas brezi per 24 shekuj me radhe. Dikur dedikimet i kushtohen perendise Diane, sot ato praktikohen per nje jete me te mire te mbushur me gezim, dashuri dhe begati. Studiuesi dhe muzikologu i njohur Thanas Meksi e ndan ne kater faza Festen e Dites se Veres. Faza e pare eshte faza pergatitore qe nis me grumbullimin e zaireteve qe jane te nevojshme per Diten e Veres. Faza e dyte eshte nata e Veres qe nis me 13 mars, faza e trete mengjesi i Dites se Veres qe nis me 14 mars dhe se fundi pikniku i Dites se Veres ne mesditen e 14 marsit. Ne vigjilje te nates se Dites se Veres cdo shtepi e ketij qyteti eshte e mbushur me nje gezim te vecante, eshte nje ndjesi qe i pushton njerezit fare pa e kuptuar. Ndoshta nga ndikimi i diellit, gjelberimit apo shperthimit te fares dhe sytheve qe jane shprehje e begatise dhe vazhdimesise. Shtepia mbushet plot me gjera te mira dhe me bollek . Porta zbukurohet me lule dhe lastare te gjelber te cilet simbolizojne futjen e miresise dhe natyres. Gjate kesaj nate te afermit, por edhe shoke e miq te ardhur nga viset e tjera, kendojne kenge te vjetra te shoqeruar me kuzhinen me nam te Elbasanit. Disa nga gjellet, qe nuk i gjen ne vend tjeter, jane tava me pistil, tava e kosit, kabunia, comleku, gjeli i detit etj. Gjate kesaj nate fillon te ndahet edhe hiseja e neserme per njerezit me te aferm. Mengjesi eshte jashtezakonisht i gezuar dhe festiv. Elbasanasit zgjohen heret me 14 mars dhe me nje perkushtim te vecante hapin deren qe te futet e mira dhe t? del e liga. Ata lajne syte me lulet e veres, me manushaqe dhe me karakafte dhe me pas pine uje ne "buken e derrit" qe eshte nje zhardhok qe gjendet nen toke ne zonat me pyje dhe gjelberim. Uji ne “buken e derrit” simbolizon nje vit te shendetshem. Me pas nisin vizitat tek te afermit ku djali me i vogel i familjes nxiton te dergoje hisen e ndare. Pikniku nis ne oren 10.00. Por vitet e fundit aktivitetet per rastin e festes nisin nje ore me pare. Ne piknikun e Dites se veres elbasanasit lene qytetin dhe u drejtohen pikave turistike ne Byshek, Gjinar, Gurren e Labinotit, Ullirit te Qefit, Kroit te Kalit, Cezmes se Lepurit, Ujit te Ftohte ne Labinot etj.
Dita e Veres nuk ka kuptim pa lulet dhe kenget. Prej kohesh elbasanasit njihen si bahcevanes me nam dhe kengetare te shpirtit. Lulet me karakteristike ne Elbasan jane jasemini, karafili, trendafili, zymbyli, karakaftet, etj. Kultivuesit kujdesen per lulet ne menyre qe ato te shperthejne Diten e Veres. Vitet e fundit ansambli i luleve eshte pasurua me trendafila dhe karafila te ardhur nga disa vende te Botes nga Egjipti deri ne Holande. Gjate nates dhe Diten e Veres kendohen me pasion te vecante kenget e mjeshtrit te muzikes popullore qytetare Isuf Myzyrit. Kenge te tilla si " Nje lulishte me trendafila", Cu deshiruesh me te pa, " Ma mire n’pyll se sa n’qytet, " Si bilbili ne pranver" etj., kendohen jo vetem nga elbasanasit, por ne mbare trojet shqiptare. Pikniku shtrohet ne natyre dhe aty shijohen gjellet dhe frutat karakteristike te zones
Ballakumja, “mbreteresha” e festes
eshte embelsire karakteristike vetem ne Elbasan. Ka qene dhe eshte sinonim i Dites se Veres. Ka nje formule te vecante gatimi e njohur vetem ne kete qytet. Ne vija te pergjithshme nje ballakume pergatitet si vijon: Ne nje ene te posacme prej bakri e ndertuar posacerisht per ballakume futen sipas radhes gjalpe i fresket , sheqer, veze, maje miell misri dhe pak finje zjarri. Te gjitha asortimentet perzgjidhen ne kushte natyrale. Gjalpi duhet te jete prodhuar ne fshat dhe te kete nje ngjyre te vecante. Gjalpi i fresket tretet dhe vendoset ne enen e balloakumes. Mbi gjalpe hidhet pak e nga pak sheqer dhe te dyja rrihen gjate nga nje luge druri. Me pas hidhen vezet nje e nga nje nderkohe qe rrahja me luge vazhdon. Pastaj e ka radhen hedhja e majes se miellit te misrit. Maja e miellit hidhet me ngadale dhe perzihet vazhdimisht me lugen e drunjte. Ne masen e formuar hidhet pak finje zjarri. Rrahja e ballakumes duhet te behet me dore. Te gjithe asortimentet hidhen sipas nje gramature te caktuar deri sa masa te arrije te mpikset. Brumi i formuar nga kjo perzierje merret me luge druri dhe vendoset ne topa ne tepsi. Pastaj ballakumja vendoset ne furren me dru zjarri. Piqet dhe sherbehet ne formen e kuleceve te ballakumes. Per shkak se eshte nje embelsire karakteristike me nje shije pikante, kerkohet nga te gjithe qytetet e vendit. Ne Dite Vere ne Elbasan porositen mijera ballakume
Ritet sot
Koha shkoi, por ritet mbeten. Megjithate nga viti ne vit festa pasurohet me gjerat qe burojne nga shpirti i vete njerezve. Me 14 mars Elbasani kthehet ne epiqendren e peligrinazhit. Festa ka nje ndikim te cuditshem tek te gjithe. Duhet te vish ne Elbasan qe ta provosh kete ndjesi. Jo vetem shtepite , por i gjithe qyteti vishet me dekor shumengjyresh, ashtu si lulet e pranveres. Ne vigjilje te festes ndermarrja e dekorit zbukuron rruget dhe sheshet kryesore te qytetit. Ndersa ndermarrja e gjelberimit mbjell lule dhe siperfaqe te gjelberuara. Per cdo vit bashkia Elbasan akordon nje fond te vecante per festen. Ne pikat turistike dhe ne parqe jane programuar te organizohen koncerte, lojera popullore, pjese humori etj.
Si do te perballohet nje fluks me mbi 200 mije njerez
Mbi 200 mije vete pritet te jene te pranishem neser ne Elbasan. Vec qytetareve elbasanas, tashme eshte kthyer ne tradite qe kete vit te vijne e te festojne edhe zonat perreth, qytete te tjera te vendit, shoke e miq qe kane lidhje me kete qytet. Ndaj per sigurimin e rendit dhe sigurise publike, levizjen normale te mjeteve, rritjen e sigurise ne akset rrugore si dhe trafikut ne qytet, Drejtoria e Policise se Qarkut Elbasan, ka marre te gjitha masat, per organizmin e sherbimeve te Drejtorise dhe komisariateve te policise Elbasan, Librazhd,Gramsh dhe Peqin.
Drejtoria e Policise se Qarkut Elbasan merr masa per mbarevajtjen e Dites se Veres. Sipas njoftimit zyrtar efektivat e kesaj drejtorie do te bashkepunojne ngushte me njesine rajonale te qarkullimit rrugor per te perballuar fluksin e jashtezakonshem qe krijohet me 14 mars ne Elbasan. Duke nisur nga 13 marsi sherbimet e policise do te kalojne ne “sherbim te perforcuar” dhe do te largohen ne daten 14.03.2012 kur te kene perfunduar festimet e Dites se Veres. Nga ana e sherbimeve te hetimit te krimit dhe nga sherbimet operacionale, do te mbahen nen kontroll personat e dyshuar, personat me precedent kriminal me qellim parandalimin dhe goditjen e veprimtarise kriminale nga ana e tyre, si dhe kapjen e personave te shpallur ne kerkim. Nga ana e sherbimeve te policise rrugore jane marre masat per levizjen normale te personaliteteve te larta shteterore, qe do te vijne per te festuar Diten e Veres.
Sherbimet e Policise Rrugore, krahas masave te marra per mbarevajtjen e trafikut, do te kete dhe nje sere masash per shtimin e kontrollit ndaj perdoruesve te rruges qe drejtojne automjetin nen efektin e pijeve alkoolike, tejkalojne normat e shpejtesise, kryejne parakalime te gabuara etj.
Ne mbarevajtjen e festes se Dites se Veres ne Elbasan jane angazhuar 450 forca policie, sherbime nga policia e rendit, sherbime nga qarkullimi rrugor si dhe punonjes te hetimit dhe parandalimit te krimit.
Kryeministri Berisha dhe lideri socialist Edi Rama pritet te jene mes elbasanasve dhe gjithe te ardhurve per te percjelle mesazhin e kesaj feste. Per me teper ky eshte nje vit elektoral.
Programi i Dites se Veres
12 MARS 2013
Ora 11.00. Hapja e
13 MARS 2013
Ora 10.00 Vijon Panairi Tregtar “Dita e Veres 2013” ne Pallatin e Sportit “Tomorr Sinani”
Ora 18.30 – 19.00. Koncert i Qendres Kulturore te Femijeve
Ora 19.00 – 19.30. Koncert i Bandes Frymore te qytetit te Elbasanit “Aferdita”.
Ora 19.30 – 20.30. Koncert i Ansamblit “Isuf Myzyri” dhe artisteve me te mire te qytetit
Ora 20.30 – 22.30. Koncert i artisteve me te mire shqiptare si Pirro Cako, motrat Libohova, Silva Gunbardhi & Mandi, etj.
Ne oren 22.30 – Pershendetja e Kryetarit te Bashkise Elbasan z.Qazim Sejdini, hedhje
fishekzjarresh
Ora 22.30 – 23.45. Kengetarja e madhe cigane me fame boterore, Esma Rexhepova
Ora 23.45 – 24.30. Vazhdim i Koncertit me artistet me te mire shqiptare.
Ora 24.30 – 02.00. Karaoke & DeeJay Moss
14 MARS 2013
Ora 09.00 – 10.00. Krosi masiv tradicional i shkollave 9-vjecare te qytetit.
Ora 10.00 – 11.00. Parakalimi i karnavaleve pergjate bulevardit kryesor te qytetit “Aqif Pasha”.