Dita e Verës, Meta uron shqiptarët nga Antigonea

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta ka uruar sot nga Antigonea në Gjirokastër të gjithë shqiptarët për Ditën e Verës.
“Uroj festën e Ditës së Verës, e cila është kthyer në traditë për të gjithë shqiptarët” ka theksuar Meta.
Kreu i LSI, Ilir Meta iu përgjigj pyetjes së gazetarëve për situatën politike duke theksuar se mungesa e dialogut politik i ka hequr marrjen e statusit kandidat për në BE, Shqipërisë.
Ai gjithashtu ka kërkuar nga dy forcat kryesore politike në vend të arrijnë konsensusin politik për të bërë të mundur realizimin e reformave.