Rama për “Ora News: Shqiptarët meritojnë një rilindje

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka vizituar sot qytetin e Elbasanit me rastin e Ditës së Verës. Në një prononcim për “Ora News” Rama ka theksuar se ditë të tilla shërojnë përkohësisht plagët sociale por shtoi se qytetarët e meritojnë të hapin një kapitull të ri transformues me programin e Partisë Socialiste për një Rilindje Shqiptare.
“Në një ditë si kjo, në një festë popullore, është një moment që lehtëson plagët sociale dhe hallet e përditshme. Qytetarët e meritojnë një rilindje shqiptare që do të bëjë të mundur që të kenë punësim dhe të paguhen në mënyrë të ndershme” ka theksuar Rama.
Sipas tij, programi i PS-së për “Një rilindje shqiptare” do të bëjë të mundur që rrugëtimi i Shqipërisë drejt së ardhmes t`i ngjajë sa më shumë rrugëtimit të këtyre njerëzve në këtë ditë me diell.
Kreu i opozitës Edi Rama i shoqëruar edhe nga bashkëshorjtja e tij dhe nga deputetë socialistë të qarkut të Elbasanit ka vizituar edhe panairin e Ditës së Verës