Elbasan, Rama: Do hapim kapitull transformues

Kreu i PS, Edi Rama
ELBASAN- Kreu i PS-së, Edi Rama ka dhënë urimin për Ditën e Verës nga qyteti i Elbasanit.
Gjatë vizitës së tij në këtë qytet, Rama bashkë me urimin për gjithë shqiptarët ka deklaruar se pikërisht ditë të tilla kanë domosdoshmëri për Rilindje Shqiptare.
Ne do të hapim një kapitull transformues- ka thënë Rama për të pranishmit, duke shtuar se “Festa popullore e veres ne Elbasan bashke me diellin e kthyer ne qytet kane lehtesuar sot plaget sociale e hallet e njerezve te zakonshem”.
Ai ka kujtuar ndryshimet pozitive që kanë ndodhur në Elbasan, e kjo sipas tij për meritë të qeverisjes vendore, kryesuar nga socialistët.
“Bashkia e Elbasanit ka bere shume pune te mira ne qytet, por Elbasanit dhe Shqiperise u duhet nje Rilindje Shqiptare ne ekonomi e sherbime”- shkruan Rama ne profilin e tij ne Twitter, ku ndan pershtypjet e vizites .