Dita e Verës, bashkia zhvillon aktivitete në kryeqytet

Tirana është në pritje të ditës së verës. E kthyer në një traditë festive, kryeqyteti i shqiptarëve ka nisur zbukurimet. Bashkia e Tiranës ka zbukuruar bulevardin qëndror me lule shumëngjyshe që paralajmërojnë ditën festive. Por kjo festë, nuk do të mbetet vëtëm në dekorimin e rrugëve. Bashkia ka gati axhendën e aktivitetve për ditën e verës. Muzika do të hap siparin e festimeve, do të jetë Banda e Qytetit e cila do të interpretojë muzikë që në orët e para të mëngjesit në sheshin "Nënë Tereza". Zëdhënësja Anila Bisha jep detajet e për aktivitetin e kësaj dite.
Sipas saj në rrugën "Murat Toptani" do të organizohet panari me produkte shqiptare ndërsa Në sheshin "Tre vëllezërit Frashëri" do të improvizohet "Qyteti i artit".
Ajo ka theksuar më tej se pranë lulishtes së kryeqytetit do të mbahen aktivitete për fëmijë ndërsa aktivitetet do të kulmojnë në shesh me zhvillimin e karaokes.
Nga pikëpamja historike Dita e Verës është shumë e lashtë, dëshmi e përhapjes së saj të hershme ndër shqiptarët , një festë pagane e kremtuar nga shqiptarët qysh në antikitet, pra para lindjes së krishtërimit.