E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dita e Verës, festime në gjithë vendin

Shqiptarët festojnë sot Ditën e Verës, një festë tashmë edhe kombëtare. 14 marsi, njihet si dita që sjell ndryshimin e stinëve, pra, ardhjen e pranverës. Prej vitesh tashmë, është bërë traditë që kjo festë festohet në gjithë qytetet e vendit, bashkë me gatimet tradicionale. Zemra e kësaj feste është qyteti i Elbasanit, me gatimin karakteristik të ballakumeve. Ndërkaq, festimet nuk kanë munguar as në kryeqytet, për të cilën bashkia e Tiranës ka hartuar dhe një program argëtues për banorët.

Festimet janë celur që në mëngjes me këngët dhe vallet e ansamblit "Tirana" që çelën dhe siparin e këtyre festimeve. Lulishtja e sheshit "Skënderbej" është menduar e gjitha për fëmijët, me lojëra dhe koncerte për fëmijë. Në Galerinë e Arteve performojnë muzikë klasike një grup prej 50 instrumentistësh. Një repertor shumë i zgjedhur që nga Bethoveni e Vagner. Në parkun "Rinia", për të rinjtë do të ketë karaoke dhe muzikë moderne, ndërsa në Rogner zhvillohet projekti "Pasarela", i konceptuar si një sfilatë mode. Pasdite, në bashkëpunim dhe me ambasadat do të zhvillohet "Rock the Block", koncert i rrokut live, performuar nga artistë të ndryshëm. Ndërsa në sheshin "Nënë Tereza" dhe Ura e Bllokut do të zhvillohen dy koncerte gjigante organizuar nga AMC dhe Eagle Mobile.

Festime të mëdha ka edhe në qytetin e Elbasanit, ku ashtu si cdo vit marrin pjesë dhe qytetarë të qyteteve të tjera, si edhe nga Maqedonia dhe Kosova. Festimet janë celur me karnavalet tradicionale dhe shpërndarjen e ballokumeve. Sipas rritit pagan, kjoj festë sjell fat, shëndet, mbarësi, dhe lidhet me zgjimin e bimësisë, dhe kalimin e dimrit në pranverë.

Anisa Braho < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›