Niveli i Fierzës në shifra shqetësuese
Niveli i Fierzes vijon të mbetet në shifra shqetësuese. Nga të dhenat me te fundit te Ministrisë së Ekonomisë dhe Energjetikës mësohet se uji shënon nivelin e 293.97 metra , pra mbi nivelin kritike te sigurise se digës ndersa eshte me pak se 3 meter nga pika maksimale e lejuar. Ndërkohë prurjet ne Fierzë janë aktualisht 500 meter kub per sekonde. Kurse në hidrocentralin e Komanit, ku prurjet shkojne ne 130 meter kub ne sekonde, niveli i ujit ka arritur ne 171,74 meter, ndersa niveli maksimal i lejuar eshte 176 meter.
Nderkaq ne liqenin e hidrocentralit te Vaut te Dejes niveli i ujit ka arritur ne 75,07 meter. Por ndryshe nga sa është verejtur ne momente te tjera kur uji ka shenuar nje nivel me te ulet se sa ai i tanishmi, Ministria e Energjetikes njofton se nuk po behen derdhje nga asnjë prej HEC-eve.
Kjo gjendje ku ndodhen liqenet a bere qe hidrocentralet te punojne me kapacitet thuajse maksimal, ku sipas te dhenave te Ministrise se Ekonomise prodhimi i energjise ka arritur ne 28,1 milione kilovat ore. KESH-i eksporton dhe shet 14.4 milione kilovat/ore energji, ndersa konsumi eshte 22,9 milione kilovat/ore energji.
Gjendja e liqeneve në HEC-et mbi Drin ka qënë shqetësues për këtë fillim viti pasi tejmbushja e liqeneve nga reshjet e shumta të shiut dhe borës ka sjellë 2 herë brenda 2 muajve hapjen të portave të shkarkimit, duke sjellë kështu përmbytje të mëdha në zonat e Shkodrës.
Bledian Koka