E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidente në Itali, humbin jetën 4 shqiptarë

Katër shqiptarë kanë humbur jetën në shtetin fqinj, Itali, si pasojë e dy aksidenteve të rënda rrugore. Agjencia e lajmeve Ansa, bën të ditur se brenda një harku të shkurtër kohor kanë ndodhur dy aksidente në Vicenza. Në aksidentin e parë, kanë humbur jetën dy persona, një domenikan dhe një shqiptar, ndërsa në aksidentin tjetër, tre shqiptarë kanë humbur jetën dhe një është plagosur rëndë.

Dy persona kanë vdekur dhe një ka mbetur i plagosur në aksidentin e ndodhur në La Spezia. Ansa bën të ditur se bëhet fjalë për dy persona, 20 dhe 30 vjec, një domenikan dhe një shqiptar, ndërsa një tjetër shqiptar ka mbetur i plagosur. Aksidenti ka ndodhur për shkak se makina ecte në drejtim të kundërt, dhe u përplas me një tjetër mjet që ecte në rrugën e duhur.

Ndërkaq vetëm tre orë më vonë, shënohet një tjetër aksident, ku humbin jetën tre shqiptarë. Në Vicenza dy automjete janë përplasur ballë për ballë, e për pasojë tre persona kanë vdekur e dy të tjerë janë plagosur rëndë.

Anisa Braho

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›